Kur do të votojë diaspora? Politika thotë po, por ende nuk ka asnjë ‘dritë jeshile’

24 Shtator 2023, 18:50Politika TEMA

Kur do të votojë diaspora? Politika thotë po, por ende nuk ka

Janari i 2024-ës, është afati që Gjykata Kushtetuese i vendosi kuvendit për të ndërmarrë të gjitha ndryshimet ligjore që në parlamentaret e radhës Diaspora të votojë nga aty ku jeton.

Katër muaj nga afati në komisionin e reformës zgjedhore nuk është hedhur asnjë hap. Ai ende nuk është mbledhur për të mundësuar atë që është parashikuar në kodin elektoral që prej 2020-ës dhe për të cilin si majtas dhe djathtas në parim janë në një mendje.

ERION BRAÇEDEPUTET I PS

Sa më shumë pjesëmarrje të ketë në votime aq më e qëndrueshme është zgjedhja që del pikërisht nga ajo votë. Kështu që unë mendoj që është në të mirë demokracisë edhe të shoqërisë, nuk është thjesht dhe vetëm të politikës.JORIDA TABAKU

DEPUTETE E PD

Vota e diasporës sjell një potencial i cili është larguar sot fatkeqësisht  të shtresës së mesme, kryesisht në 10 vitet e fundit që bën ndryshimin.LAVDRIM KRASHI

DEPUTET I PS

Të dalim përtej situatës deklarative që jemi por, por ta realizojmë, koha është tani.

AGRON DUKA

DEPUTET, KRYETAR I PAA

Vota e emigrantëve në fund të fundit sipas mendimit tim duhet të përcaktojë edhe qeverisjen e ardhshme në Shqipëri.

Përtej parimit, ajo që pritet të ndezë debatin e qeverisë me opozitën do të jenë tre çështje, regjistrimi, mënyra e votimit dhe llogaritja e vullnetit politik të Diasporës. Për këto palët janë të ndara ende pa nisur diskutimi në “zgjedhoren”.

JORIDA TABAKU

DEPUTETE PD

Të jemi koshient ambasadat sot nuk është se janë totalisht të pavarura nga politika, as posta shqiptare, duhet gjetur një mekanizëm, një mënyrë që vota e tyre të materializohet.

PETRO KOÇI

DEPUTET I PS

Kur vjen puna te teknikalitetet ka forca politike apo subjekte elektorale që s’kanë besim në njërin variant apo tjetrin.

AGRON DUKA

DEPUTET, KRYETAR I PAA

Fare nuk dua ta di nëse bëhem apo s’bëhem deputet, apo bëhet opozita mazhorancë. Ama, si qytetar i Shqipërisë e kam për detyrë që duke qenë deputet për një kohë të caktuar që të bëjë çfarë është e mundur që të sjellë pak drejtësi në këtë vend të padrejtë.

Nëse i gjithë faktori politik është pro, që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të votojnë nga “atdheu” i dytë për të parin, jashtë radhëve të tyre, zërat kundër ngrenë pyetjen përse për diasporën është e pamundur që në ditën e zgjedhjeve të jetë në Shqipëri për të votuar.

ERION BRAÇE

DEPUTET PS

Një votë nuk mund të kushtojë 200 apo 300 euro, sepse e ardhura nga andej-këndej natyrisht që kushton.

JORIDA TABAKU

DEPUTETE PD

Ky është një standard që e ofrojnë vendet evropiane, në qoftë se ne flasim dhe sikutojmë për vendet afrikane, kjo është çështje tjetër. E ofron Kosova pse mos ta ofrojë Shqipëria.

LAVDRIM KRASHI

DEPUTET I PS

Kjo që po më thoni ju është pse nuk bëjmë vetëm një qendër votimi në gjithë Shqipërinë dhe e gjithë Shqipëria të vijë e të votoje në Tiranë apo Vlorë, ta zëmë. Nuk funksionon ashtu, funksionin që ta përfshijmë sa më shumë diasporën në zgjedhjet e vendit tonë.

Përveç të gjitha debateve por dhe kundër, vota e Diasporës nëse do të shkohet drejt krijimit të një zone të 13 zgjedhore siç u hodh si propozim në një tryezë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me faktorin politik dhe atë ndërkombëtar një vit më parë do të kërkojë ndryshime kushtetuese.

2 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Titulli është i gabuar, por kjo shpreh njohuritë e cekta që ka artikullshkruesi............................................................. . Diaspora nuk do të votojë kurrë................. . Emigrantët mbase........ . Pra emigrantët që kanë shtetësi shqiptare...................... . Ndërsa diaspora nuk ka shtetësi shqiptare dhe nuk ka sesi voton.................. . E kuptove...?

    1. E
      Emigranti

      As emigrantet nuk kane pse te votojne, perderisa nuk jetojne ketu, perse duhet te votojne.

      Lini një Përgjigje