"Kur e kam njohur Ilir Metën, flinte me Monikën në bodrumet e Shallvareve, ika prej tij kur…"

17 Prill 2024, 17:36Politika TEMA
"Kur e kam njohur Ilir Metën, flinte me Monikën në bodrumet

Një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës në ditët e para të krijimit të LSI-së, Spartak Braho shprehet se iku prej tij kur u bashkua me Sali Berishën në vitin 2009.

Gjatë intervistës në Breaking në Top News, Braho thotë se Meta e nisi jetën politike me Monikën nga bodrumet e Shallvareve ku qëndronte me shtëpi dhe më pas mori të gjitha postet e larta shtetërore.

Çfarë nuk shkonte në marrëdhënien tuaj me Metën që u larguat?

Dashuria e tij e re dhe e shfaqur me Berishën më detyroi të largohem. LSI që nuk është partia e Lirisë, kishte të tjera synime, të tjera objektiva. LSI kishte një motiv që u krijua dhe motivi ishte shumë pozitiv në atë kohë. Kjo ishte arsyeja që në fillimet e LSI u afruan 15 deputetë socialistë. Ikën se Meta nuk ishte konseguent me veprimet e tij. Deklaroi në fund se do bëjë koalicion me Berishën, ky ishte turpi i tij. Ky ishte motivi kryesor. Ne që kemi qenë themelues të PS-së nuk mund të rrinim në një kasolle me Berishën.

Meta ka akuzuar ashpër Dumanin…

Ky njeri ka arritur në ekstremin e tij. Ai kërkon të faktorizohet duke akuzuar Dumanin. Por Dumani është kreu i një strukture të posaçme në luftën kundër korrupsionit. Dumani është institucion, u votua me 140 vota, përfshi edhe Metën. Ai mbështetet fuqimisht nga SHBA, nga BE. Reagimi i Altin Dumanit duhet të jetë reagim institucional. Përballë këtyre sulmeve, shpifjeve dhe presionit duhet ta kanalizojë në rrugën e ligjit. Nuk ka nevojë të bëjë deklarata Altin Dumani. Duhet ta thërrasin Metën dhe të japë shpjegime.

Kush janë tradhtarët e Partisë së Lirisë?

Nuk ka tradhtarë më në demokraci. Nëse më pëlqen rri me ty, nëse jo rri në punën time.

Ka njerëz pas tij Meta?

Njerëzit vijnë kur i motivon, kur ndjejnë respekt, kur u propozon një rrugë opozitare normale. Jo duke thënë “ma sill këtu Altin Dumanin se ia rregulloj unë qejfin”. Ai kërkon të tërheqë vëmendjen dhe brenda këtij faktorizimi përfshen edhe faktorë të tjerë psikologjikë. Kur e kam njohur unë Ilir Metën flinte në bodrumet e Shallvareve. Ishin një çift i sapokrijuar, me ëndrra në politikë. Monika ishte një militante e mire e strukturave rinore të PS, Meta erdhi më pas. Ata i provuan të gjitha.

5 Komente

  1. D
    Diktatori

    Akoma i boni lajm dite ne te gjitha TV dhe gazetave ketij sumkapuci , tridheni dhe tridheni dhe tritheni dhe tritheni dhe rraseni mrena kete sumkapuc qe po na bon te fortin, kete sumkapuc qe na bon te fortin shifeni si do rrij si pule e lager dhe e rrjepme kur tja konfiskojne dhe tja sekuestrojne te gjitha pasurit e lujtshme dhe te paluajtshme si dhe te gjitha llogarine bankare dhe mos ta fusin ne burg por ta lejne qe te kacaviret bashke me bachellen e tij neper ka zonat e plehrave

    1. R
      Real

      Prape doli ky hetuesi i komunizmit, ky qe kesaj fletushke po i aherben me zell. Kjo tregon se ku ka arritur Mero Gelbaze. Nuk pres qe ky koment te botohet se keto jane te gjithe Enverista.

      1. G
        Goni

        Canta e baba Takut?! E mbani mend? Ky eshte nje horr i horrave ... hajdut dhe mafioz. Dhe vetja e tij nuk i beson se c'fare thote ose ben.

      2. L
        Loni, antar i LSI që në kohë të pordhës.

        Mund t'na thotë dikush, si po shkojnë hetimet me Firmën 5D? Ka dal ndonjë gjë në lidhje me Lali Erin, apo Lali është i pastër si kristali, dmth, njëjtë me nevojtoret publike të kohës së komunizmit, ku uji vinte 10' në 24 orë?

        1. M
          Maks

          Qe politika shqiptare te behet e besueshme duhet te pastroj xhepat

          Lini një Përgjigje