Ish deputeti i LSI-së dhe PS, Spartak Braho shprehet se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit.
Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Braho thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij.
A është qasja nepotike problemi më kryesor i Partisë së Lirisë?
E di si është puna? Kjo i ngjan fabulës ku një i marr hedh një gur në pus dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Meta është vënë në qendër të politikës. E tëra kjo është një lojë.
Të jep përshtypjen e një të marri, e një të çekuilibruari. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë vëmendjen me këto veprime. Edhe unë po të isha si gjithë opinioni do thoja “ky njeri ka ikur”.
Të gjithë çuditemi pse… Shumë faktorë përzihen në këtë mes. Meta dhe e shoqja e tij sot janë subjekt i hetimeve në SPAK. Ky që e heq veten si të pafajshëm e kanë zënë të dridhurat.
Është frika që dominon të gjitha veprimet e tij, shtuar këtu dhe faktin që do të tërheqë vëmendjen. Por them të mos biem në grackën e vendimeve të tij. Meta dhe familja e tij nëse kanë shkelur ligjin do shkojnë të përgjigjen.
Ju e njihni retorikën e tij…
Si këtë herë nuk e kam vënë re kaq të papërgjegjshëm.
Çfarë ndjen Meta?
Vetëm frikë.
Ai s’ka besim te asnjë, as te bashkëshortja e tij…
E dëgjuat sot deklaratën e Ambasadës amerikane? Ai ka frikë. Me bashkëshorten ka ndarë rolet “ti do bësh kështu, unë ashtu. Unë do të përzë ty dhe enturazhin që ke pasur afër gjithë kohës”. Braimllari dha dorëheqjen, shefja e kasafortës së Metës doli kundër, Edmond Panariti që është një intelektual i dëgjuar, është larguar.
Po thoni se Meta-Kryemadhi është një krizë e rreme?
Ata janë të lidhur njeri me tjetrin shumë fortë. Kanë ndarë rolet.
Meta ka ofenduar drejtueset femra të partisë…
Ka zgjedhur një variant të të folurit të Sali Berishës. Ka filluar ta kopjojë. Ato janë shprehje të Sali Berishës.
Ky pisi eshte ai i "cantes se zeze" qe e merrte ne mbrojtje?!
Spak te vazhdoi punen me hetimet Loja META Monika jan per te shpetuar Vjedhura Te dy jan kokra krimit ne Shqiperi SPAK TE VAZHDOI PUNEN KA MBESHTETJEN POPULLI T META I KA IKUR MENDJA DHE PERDITKERCENON SPAK
Ja dhe Spurdhjaku kjo Galloshe e grisur e Diktatures qe eshte nje shembull i fjales "si ka surratin ka dhe shpirtin".
Po patjeter qe jane perpjekje per te krijuar mbrojtje..., Pra rolet e Tyre..
Ça thua o shoku Spartak, paska frikë shoku Metaj! Po ai është si Vojo Kushi, kishte frikë Vojo Kushi? Ja çfarë thotë shoku Enver për Vojo Kushin: Vojua ishte një luan i vërtetë që si trembej syri kurrë! Ai hipi mbi tankun armik dhe i hodhi bombën duke vrarë të gjithë armiqtë brënda tankut, por edhe vehten. Bomba i shkëputi kokën nga trupi, por kjo nuk e pengoi këtë komsomolas të vërtetë, frymëzimi i të cilit buronte nga Romani "Si u kalit çeliku" i Ostrovskit, që ashtu edhe pa kokë ti hidhte bombën edhe një autoblinde armike që shoqëronte tankun duke i bërë dëme të pallogaritshme dhe nxjerrë jashtë funksionit.... Hë, shoku Braho, e shikon se kujt i ngjan shoku Ilir Metaj, udhëheqësi i Partisë së ndritur të Lirisë, i cili ka nxjerrë shpatën dhe do jua presi kokat gjithë armiqëve të partisë? Shyqyr që ike nga ajo parti dhe vajte tek Rilindja, shoku Braho, se sot do vajtonim për kokën tënde të cilën shoku Ilir, me një të rënë të shpatës do t'a priste si kastravecin.
ahahahahahahahhahahahahahahahahahah shume bukur
Meta dhe Kryelopa kane pare fshatarin Besi i Bubqit me Xhemilen qe bejne sikur jsne ndare ,qe njerit ti ngelet ajo pjese pasurie qe ju a ka dhene familja Meta ,dhe keta te njejten loje po luajne bejne sikur ndahen qe njerit ti ngeli te pakten pasuria ,e thone qe fshataret e katundaret nuk jane te zgjuar .
Po pse edhe kete te çantes se zeze te Ilir Metes citoni? Ka mbetur me moral ketu apo lari lesht moralit?
Z.Braho! Ke te drejte! Eshte loje! Loje budallai! Problem eshte konstatimi yt se eshte frikacak. Dhe prandaj perbene shqetesim. Frikacaku te vret thote populli. Trimi jo! Kerkon pazar me ...amerikanet! Kujton se mund te ndodh si me Nongrate dhe Gazideden ( ndjese paste) ne 1992 qe te beje pazar. Por sot s'mundet. Kjo e bene .... te rrezikshem. Sot akuzoi Prokurorin guximtar Dumani dhe deklaroi se nuk ka frike nga burgu. Pra ne heshtje e di qe eshte hajdut. Tash ai nuk ka hall burgun por konfiskimin. Duke sulmuar SPAk -"tarallak" dhe Tradhetaret e LSI-PL (parti e re mashtruese! ) kerkon we ne rast arrestimi te hiqet si I burgosur politike. Por besoj eshte vone! Kjo perseri eshte problem. Sepse eshte person pa ndergjegje humane. Kjo eshte e qarte sepse ai eshte akuzuar edhe si porosites vrasjesh. Keto dite duhet kujdes! Atij I duhet nje ngjarje e forte. Sepse loj we po bene me Monen dhe PL, po rezultojne te deshtuara. Gjithsesi jo panic! Ne ajer ndjehet se izolimi I ketij dhe I nongrats paraqitet problem I veshtire. Kerkon sakrifica. Kuptoj...