Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Meta janë të mbaruar, sa kohë të jenë ata në krye të opozitës, Rama do jetë në pushtet

17 Prill 2024, 13:39Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Meta janë të mbaruar, sa kohë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kryeministrit Edi Rama i intereson të faktorizojë si opozitë të Partisë Socialiste, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Sipas tij për sa kohë kreu i “Rithemelimit” dhe ai i “Partisë së Lirisë” do vazhdojnë jetën politike, Rama do vijojë të jetë kryeministër i vendit.

Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se zgjedhjet e fundit treguan qartë që Partia Socialiste ka marrë pushtetin në të gjithë Shqipërinë, ndërsa shtoi se 6 bashkitë ku fitoi opozita janë “të dhuruara” nga pushteti i socialistëve, për të legjitimuar pluralizmin politik.

“Në politikë forca matet me rezultat zgjedhor. Rezultati i fundit i 14 majit, tregoi që Shqipëria u ngjyros mavi. Vetëm 6 fshatra të Shqipërisë u fituan nga demokratët. PS-ja fitoi të gjitha bashkitë në Shqipëri, i la vetëm 6 provinca dhe ia la vetë.

I mori bastionet, i mori Tropojën, i mori Kukësin, i mori Kamzën, Shkodrën, Bathoren, i mori çdo cep. I la 6 provinca që të quhet pluralizëm politik. Unë mendoj se Berisha dhe Meta janë të mbaruar.

Ata do ekzistojnë për sa kohë të jetë gjallë Edi Rama. Gjithashtu për sa kohë të jenë gjallë Berisha me ilir Metën, Edi Rama do të jetë kryeministër. Kjo është loja e përcaktuar e estabilshmentit politik në Shqipëri.

Forca e socialistëve është se sot dominojnë njësoj si Enver Hoxha apo Ramiz Alia me disa rripa transaksioni që kishin frontin demokratik, rininë komuniste të cilat i quanin lëvizje pluraliste në kohën e komunizmit.


Ashtu edhe PS-ja dhe Edi Rama i kanë shndërruar forcat opozitare në drejtori të pushtetit, duke i çfaktorizuar ato totalisht e duke mos lënë nga ana tjetër as Partinë Demokratike të fuqizohet, pasi bëjnë faktor politik Metën dhe Bërishën”,-tha Kreshnik Spahiu.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ja ku i keni, kanceri i Shqiperise!

    1. J
      Jim

      PS dhe Rama nuk lene opoziten te faktorizohet??? Ato jane telendisur vete dhe PS dhe Rama e shfrytezojne, domosdo kushdo qe te jete ne politike do beje te njejten gje.

      1. S
        Shqiptaret kane te ardhme shume te mire perpara

        Bravo, thjesht qe ta kuptojne te gjithe. Me PS ne qeverisje Shqiperia do futet ne BE deri ne 2030. Rama, figure komplekse, do mbahet mend si reformatori i madh pas renies se komunizmit. Ne 2030, rroga mesatare do jete rreth 2,500 Euro. Greket do fillojne te emigrojne ne Shiperi, me synim te behen qytetare me letra edhe nga frika e Turqise. Ne 2045 do shohim nje tjeter arkitekture gjeopolitike ne Ballkan ku shqiptaret do jetojne e prosperojne ne nje shtet, prej Mitrovices deri ne Cameri, dhe ne fqinjesi te mire me shtetet per-rreth.

        Lini një Përgjigje