“Meta, një hap larg arrestimit”, ish kreu i PD: Do të përballet me drejtësinë, e dukshme që është në depresion

17 Prill 2024, 13:48Politika TEMA
“Meta, një hap larg arrestimit”, ish kreu i PD: Do të

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në daljet e tij në konferencat e zhvilluara me gazetarët ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Akuza për të cilat ka reaguar edhe ambasada e SHBA, duke theksuar se SHBA qëndron krah profesionistëve që punojnë që drejtësinë dhe luftojnë pandëshkueshmërinë.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Ibsen Elezi ish-kryetar për kandidat të PD, duke analizuar akuzat e Metës ndaj SPAK, u shpreh se kreu i PL po tregon që është në presion.

Ndërsa shtoi se të jep idenë edhe sikur nuk është në gjendje të qëndrueshme nga ana mendore.

“Në kushte normale njerëzit gjykojnë normalisht., Por në kushtet e presionit njerëzit detyrohen të dalin nga vetja dhe të bëjnë gabime. Po ta shohësh zotin Meta te jep idenë se nuk është stabël nga ana mendore. Por po ta pyesësh atë ai të thotë se po jap mesazhe.

Por në dukje, është dhënë përshtypje edhe se Meta është afër arrestimit. Zoti Meta dhe shumë politikanë të tjerë të rëndësishëm që nuk e marrë në konsideratë që zullumi vjen një ditë edhe këputet. Nuk mund t’i shmanget askush, ato mund ta vonojnë procesin, por s’mund ta ndalojnë. Do të vijë një ditë dhe kjo do të ndodhë. Secili prej tyre do të ballafaqohet me drejtësinë.

Zoti Meta mesa duket nuk e kupton që nuk është në pozita për të ushtruar presion. Nuk e ka më forcën politike. Në Partinë e Lirisë Meta mund të bëjë çfarë të dojë dhe askush nuk e kundërshton. Edhe pse Meta është e dukshme që është në depresion. Dhe kjo sherrnaja mes zotit Meta dhe bashkëshortes nuk përbën sens.

Të kujtohesh pas 20 vitesh të luftosh nepotizmin është absurde. Këto janë një parti në degradim të plotë, nuk është më partia e dikurshme. Janë një tkurrje votash edhe me ndryshimin e emrin nuk është se do të japin risi. Në kushte ekstreme secili përgjigjet për kokën e vet, dhe mesa duket këtë po shohim me zonjën Kryemadhi”, tha ai.

4 Komente

  1. P
    Pal Vata

    Ybsen o Ybsen u prish koha kane filluar me bore nga kuksi plakat i prillit , ndaj shko kujdesu per tufen e deleve , se nuk mund te jap mend nje bari delesh prej Lume , se e provuam bariun e dhive

    1. g
      gjekmarku

      Pal Vata pal vata,,,,,,,,bejma pidhin si e pata, ,,,,,,,,qu moj nkam se bahet si ka qan. Ibseni ashte komshi me mul noken

    2. G
      Gazmendi

      Ibsen Elezi ish-kryetar për kandidat të PD. Mos e keni gabim këtë përcaktim? Mos duhet ish kandidat për kryetar?!????????

      1. p
        pilo Lala

        I rekomandoj Agron Llakes, Portokallise, ...., te fillojne filmimin e Big Brother ne shtepine e Likes dhe Mones. Do fitojne Miljona, nuk tallem. Ajo qe po ndodh brenda ne ate shtepi, mund ta filmosh vetem nje here. Afrojini leke per filmim, se ata vdesin per te fituar, do fitoni 10 here me shume . Imagjino nje tufe kaqolash, me thirrjet e SPAKut ne duar, zihen kush e ka fajin, kush do i coje me Benz ne dyert e SPAkut, zihen kush eshte me i zgjuari, me sa duket ajo vajza e vogel ka ngjare nga gjyshja, telendare klasit larte.

        Lini një Përgjigje