Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka përsëritur mbështetjen për SPAK, pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Përmes një postimi në facebook, ambasada britanike shkruan se mbështesin “përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.
Reagimi i ambasadës britanike:
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
He ku jeni mor jua rrofsha bolet se kane marre piskamen sali berisha dhe like hajduti, me ndihmen tuaj don zoti dhe nuk i shikojme me as ne lajme se politikes keta nuk i marrin as ere me.
Bjerini hajduteve të të gjitha ngjyrave. SPAK ka mbeshtetjen e 2 000 000 shqiptareve të ndershem. Administratat jan të korruptuara prandaj s’behemi me shume se 2 000 000 pro SPAK
ZOTI DUMANI !!! I KE KERKUAR ILIR METES TE LARGOHET QE TE MOS ARRESTOHET ????
po te ishte e vertete, meta sdo ta permendte fare kete fakt...edhe llogjika feminore e kap kete...