
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Mes të tjerave ajo është pyetur edhe për përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore, edhe pse ai është në listën e personave “non grata”.
Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?
Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi.
Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë.
Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.
Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?
Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.
Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?
Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.
Nuk meriton as gjyq dhe as te drejta si i pandehur ne nje bote te qyteteruar! Meriton te trajtohet per copen e mutit qe eshte. Bejani sic ja bete atij pordhacit tjeter! " U duk- u zhduk Visi". "Beri operacjon plastik". " Pasi e trajtuan e ndane ne gjashte copa". " Ju dorezua hasmeve". "Sekuestrim pasurie". Etj, etj. Te gjithe te lumtur. Besimtaret e gomarit profet, te lumtur se cau ferren dhe i la me gisht ne goje amerikanet, spakun dhe gjaksit. Gjaksit te lumtur po e po. "Dhuraten" cojani atyre qe te argetohen me nge dhe sa me gjate. Shqiptaret te lumtur, sepse si telenovele eshte fantastike, qe te masturbojne mendjet pertace nga divani apo tallavaja e gjithollogjise.
THENIA ME GJENIALE THENE NGA YURI KIM.
Kur do te shohim monstren komuniste Berisha, Ilir Meten bashke me familjet e tyre ne pranga per gjithe keto te keqia qe i kane bere popullit tone !
Amerika per politikane te percaktuar duhet te jete e prere. Ne vendin tone mund te them me shume bindje qe te gjithe politikanet pa dallim, te gjithe drejtuesit e orgave te drejtesise jane deri ne fyt te korruptuar. Dhe ata qe ju keni preferecna dhe i mbeshtesni, nuk e meritojne perkrahjen tuaj. Atyre ju vjen hakut vetem BURGU. Po nuk u ndeshkuan keta politikane te ketyre 32 viteve, Shqiperia me keq do te shkoje.
Po nuk na krahasoi me fshatin nuk quhet...ka te drejtë! Vetëm ky fshati ynë feudal mund të sillet kështu me Sali Beun dhe anasjelltas. Në një qytet normal, Sali Beu do të ishte me Like Agalliun duke numëruar ditët e burgut.
Po ku e gjete kët "zjarrvënësi i fshatit"!! E ke goditur në lule të ballit z.ambasadore!! Zakonisht kur digjej ndonjë gardh, mullar a kasolle gjith fshati e dinte zjarrvënësin....ishte Ai... budallaj, psikopati,idioti, maskaraj, palaçua i fshatit!
Se shpejti edhe Partia e Floririt qe ka afruar ne gjirin e saj Non Garden si edhe ky kaqoli i Foltores qe po be fushate per kryetar bashkie te Tiranes i mbeshtetur nga Non Grada, do te shpallen Non Grada nga SHBA
Zonja ambasadore! Jam i një mendimi me ju përsa i perket kandidatëve që paraqiten, pastërtisë së tyre,etj.,etj. Një gjë nuk arrij ta kuptoj, megjithëketë. Mbi ç'ligj ndërkombëtar apo diçka tjetër përligjet ndërhyrja apo sugjerimi i një vendi , qoftë edhe mik e aleat strategjik,në zgjedhjet vendore të të tjerëve, "mësimi" se ç'duhet bërë ç'nuk duhet bërë në një vend sovran, ç'është mirë e ç'është keq, një qëndrim paternalist, qoftë edhe dashamirës?! Kjo gjë ndodh vetëm në Shqipëri.
Kur te ikni ju z.KIM nga shqiperia keta politiken qe kemi ne do te shqyejne ne shqiptaret e shkrete,do zoti ai qe do te zevendesoje ju te vazhdoje punen tuaj per mbrojtjen e shqiptare.
Zonja Yuri Kim do te ngelet ne mendjen dhe zemrat shqipetareve si ambasadorja me mire,me inteligjente dhe shume komunikuese me popullin shqipetar. Ajo ka punuar shume per forcimin e mardhenjeve Amerikano-shqipetare. Pune te madhe ka bere pere reformen ne drejtesi,pavaresisht se ka akoma mangesi. Mardhenjet me qeverine e Edi Rames shume te mira dhe qendrimi i qeverise ka qene i drejte,te mirekuptueshme. Respekt per ambasadoren Yuri Kim
Kim lerna ne shqiptareve te kullotim c'te duam. Nuk je ti qe na meson kush eshte e drejte apo e gabuar. Dhe sa per zjarr, sa zjarr vure ti ne te djathten shqiptare as Rama vete nuk do ishte me I zoti. Ndaj bye bye zonja ambasadore (mc gonigal me fustan). Eshte fantastike qe nuk do te ta shohim me surratin ekraneve dhe portale...
E NDERUAR DHE E DASHUR YURI KIM. DREJTESIA E DIBRANEVE NE SHQIPERI KA FRIKE NGA DHUNA E BAJRAKTARIT TE VICIDOLIT SALI SHEQERE VUK BERISHA.
Kimetja do me kap ndonjë lek fluturimthi duke ik. Sna the shoqja guameze, McConigalin e takove para apo mbas parkimit ? Erdhi si sheleme me flutura te bardha tek jaka e xhupit fësh-fësh, dhe po ikën me garderobë armani dhe versaçe. Plus "shpenzime suplementare" per pensionin, jahtin, vilën. U lodh pak se hekurosuri breket e Vin Llapës po ja vlejti. Largohet si investitore e fuqishme. ( inshallah se permend McConigal)
Puna e pare qe nje ambasador i shtetit me te madh aleat sic jane SHBA dhe BE, duhej te kembengulte qe Kuvendi i Shqiperise te miratonte nje ligj, ku te thuhej se kush shpallet "Nongrata" nga SHBA duhet te dorezoje menjehere mandatin e deputetit.
Shqipëria, i meriton të gjitha plehrat që ka në pushtet. Ajo ëndërron të jetë si ata.
Kimete, te qafsha……a nuk te kujton Afganistanin Shqiperia………pra, ne shqip….me bisht ne shale ike……lol
Z. “princ” kur aderove ne NATO, Ju jeniceret e Saliut u ngazellyet dhe interpretuat si “fitore historike” ashtu sic eshte ne te vertete nuk menduat se ne Paktet ushtarake e humb nje pjese te pavaresise e sovranitetit por kompesohet me interesa madhore te nje vendi ! (Shembull eshte lufta Rusi-Ukraine) Dhe tani salistet me pa turpesine me te madhe kerkojne Pavaresine dhe Sovranitet ! O tempora o mores ……!
mooooos paska qene duke u krehur kjo kur ky i paska vene zjarrin fshatit :-????????????