Listat e sigurta me familjarë - Çupi: Partitë e reja, pa identitet! Kërkojnë të bëjnë biznes në skenën politike

20 Mars 2025, 10:42Politika TEMA
Listat e sigurta me familjarë - Çupi: Partitë e reja, pa

Analisti Frrok Çupi i quajti partitë e reja, parti biznesi të cilat nuk ngjisin tek njerëzit.

Analisti argumentoi se sheh aventurë tek këto parti të cilat bëjnë një biznes me polirikën dhe se nuk kanë identitet dhe nuk dijnë targetin e njerëzve.

“Thuhen plot teori konspirative, nuk shoh konsipiracion. Shoh aventurë tek partitë e vogla ku me çdo kusht kërkojnë të bëjnë një biznes me politikën dhe të mund të qëndrojnë në skenën politike.

Kjo është arsyeja se pse këto parti nuk ngjisin te njerëzit. Njerëzve nuk u intereson biznesi, dalja në ekrane si kryetar partie bukurosh, këto parti të vogla nuk kanë identitet, nuk dijnë targetin e qytetarëve.

Çfarë tezash kanë? Çfarë synimesh? Janë më shumë si pop corn, janë parti biznesi. Është vonë për këto akte të shëmtuara, fakti që vënë familjarë në lista dëshmon për një krizë morale.

Të rinjtë që janë futur në PS nuk ka nevojë të jenë kaq entuziast sepse duhet shumë punë dhe kulturë”, tha ai në abcnews. 

1 Komente

  1. T
    Toni Montana

    PO PSE JO...KUR E BERI LIKJA...DHE FUNKSIONOI.....EDHE KETA TE NJEJTE GJE DUAN TE BEJNE ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje