Në një analizë krahasimore, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të ligjvënësve në raport me numrin e popullsisë.
Në raport me popullsinë rezidente, zgjedhjet e 11 majit do të prodhojnë 58 deputetë për 1 mln banorë.
Një raport tepër i zhbalancuar po të marrim në konsideratë praktikën në vendet e tjera të Europës dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë.
Gjermania, një superfuqi ekonomike në Evropë e më gjerë, ka vetëm 8.5 deputetë për 1 mln banorë;
Franca po ashtu ka 8.6 deputetë për 1 mln banorë, Italia ku numri i lartë i deputetëve është shpesh temë diskutimi, numëron 10.5 deputetë për një milionë banorë.
Greqia numëron 28 deputetë për 1 mln banorë, por edhe ky numër është thuajse 2 herë më pak se sa Parlamenti i i Shqipërisë.
Sipas buxhetit të vitit 2025, Kuvendi ka në dispozicion një fond prej 1.9 miliardë lekësh, nga të cilat 1.2 mld lekë ose 120 mln euro janë të dedikuar për veprimtarinë ligjvënëse.
Nëse këtë shumë e shpërndajmë mes 140 deputetëve, atëherë një deputet na kushton rreth 7 mijë euro çdo muaj, ku përfshihen pagat, dietat, udhëtimet apo përfitime të tjera. (Inside Story)
140 qylaxhinj,hajdute e kriminel qe nuk len gur pa levizur vetem te behen deputete dhe asnjeri prej ketyre mutrave te kombit nuk r ngre ceshtjen e paksimit te deputeteve.Keta shajne lenken e hekrin,por po ti krahasosh mulin,vokshin,gjuzin,jenicerin beleri brekdhjeri,e balla e pallat e deri te krimineli sali,pervec qe jane hajdute por edhe i jorante e goj cthurur.Ata i shikonim vetem per 1 majin kurse keta plehra na ngelen ne cdo ore ne tv sa na kane merzitur te qenit ahqipetar
Po të paktën unë, si qytetar i thjeshtë i këtij vëndi kam 10 vjet që komentoj numrin tonë skandaloz të deputetëve për banor. Kam dhënë shëmbull Kilin, i cili ka 21 milion banorë dhe ka 80 deputetë. Po këtu nuk të dëgjon kush, kjo pasi politikanët tanë nuk janë në shërbim të shtetit por të pushtetit. Shqipëria, në rastin më ekstrem, kurrë nuk duhej të kishte më shumë se 61 deputet për atë popullsi që ka. New York ka 5 lagje, Brooklyn ka një popullsi sa aktualisht ka Shqipëria, por do të ishte qesharake të kishtë një numër deputetësh kaq sa yni. Dhe meqë neve na pëlqen që krahasimet të bëjmë me Amerikën, atëherë mbi bazën e numrit tonë të deputetëve 58 për 1 milion banor, Amerikës me 344 milion banor i bie të kishte 19952 deputetë. Por ajo ka vetëm 100 senator dhe 435 kongresit.
Po zvogelojini se as nuk na duhen me shume se 80.
Po kemi mirëqenien e lartë neve mo rroga të mira leka gjithë andej, turizëm plazh borë të bardhë si në verë si në dimër Populli do perfaqesues të përgatitur. Do populli nul mokën ja japim, do Kruja Ramazanin ja japin. Tani do na e marë SPAK-u ndonjë po kemi në listë prapë
Perse duhen kaq shume deputete, ca me teper kur perfaqesues te popullit jane fare pak, sepse 90% flasin dhe votojne ne linjen e "Partise se vet". E vetemja pune qe kryejn mire eshte te perfitojne ndonje cope nga ky Vend i pasuruar nga zoti dhe i grabitur, apo ca me keq, i vrare nga politikanet. Me pensionet me mizerabel ne Europe, çfare i duhen Shqiperise kaq shume deputete? Fakt eshte qe partite sot, faktikisht, jane grupe interesi qe mbrojne dhe mendojne vetem per interesat e tyre e te lidereve te tyre, po ju bere fare von per shqiptaret e per hallet e tyre. Lum ne per ta!
1.2 mld leke jane 120 mln euro?!?!?!?!?! Ore Luli jua jep shifrat juve????
Kujt i duhen gjith keto injorant shpellash me paga maximale ne vendin e fundit te Evropes dhe Ballkanit.Parllamenti duhet te kete 20.1 cope nga keto te kohes...dhe jo 70 parti pa njeri por duhet te kete 1700000 parti si vendi i fundit ne Evrope qe jemi. Ju rrofte Sudja dhe shpellari mjer gamori nga samari.
Po raporti i deputetëve seriozë me deputetët halabakë, për mos të dhënë dallkaukë dhe të pangopur në abuzime me detyrën si qëndron në parlamentin tonë?