Meta nga Korça: Bëni sport, mos pini mall! Kam marrë sustat me vete dhe bëj stërvitje në zyrë

13 Prill 2024, 12:22Politika TEMA
Meta nga Korça: Bëni sport, mos pini mall! Kam marrë sustat me

Nga Korça, kreu i PL-së Ilir Meta në konferencë me gazetarët komentoi videot që poston në rrjetet sociale,ku shfaqet në palestër dhe majë hekurave duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall.

''Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci.

Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla.

U shokova edhe pak më parë me disa personalitete të sportit në Korçë, se si mundet që askush nga bashkia nuk mori pjesë në përcjelljen e një sportisti si Todi Vaso. Njeri  i jashtëzakonshëm. Pyeta si mund të ndodhi kjo gjë.

Kishte bërë një krim të madh Todo Vaso, sepse kishte dal kundër prishjes së stadiumit dhe kullave të Rilindjes. Koha e mposhtjes së një fuqie të kalbur që bazohet mbi frikën e qytetarëve të saj dhe korruptimit të opozitës ka mbaruar'', tha Meta.

3 Komente

  1. P
    Po si ta pyesim

    Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci.

    Përgjigjjuni
    1. W
      Washington

      Po Hysa te ndihmon me mashtrimet

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Ky ka filluar të stërvitet për në burg pasi ka frikë se do të kthehet nga përdhunues me ndihmën e pushtetit në i përdhunuar nëse do t'i mungojnë aftësitë fizike.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje