Monika Kryemadhi, mesazh Ilir Metës pas luftës së hapur në parti

19 Prill 2024, 17:20Politika TEMA
Monika Kryemadhi, mesazh Ilir Metës pas luftës së hapur në

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh pas spastrimeve të Ilir Metës në parti.

Ajo shprehet se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Sipas Kryemadhit “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”.

"Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.

Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë.  E drejta për tu përmisuar ështe për këdo", shkruan ajo.

1 Komente

  1. c
    ce

    Flitet se sonte do kete dy kooptime ne komitetin drejtues te leshelise me 37 antare.( pk kines me 90 milion antare partie e ka komitetin e perhershem te byrose politike me 17 antare). Pritet qe sonte Sasha macja e viles me banjo personale dhe e preferuara e spiunit Agush Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme do zgjidhen antare te komitetit kombetar te partickes me 3790 antare gjithsejt se leshelija ka vdekur me 14 maj 2023.

    Lini një Përgjigje