VIDEO/ Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje

10 Mars 2025, 17:26Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot në seancën plenare një minutë heshtje në nder të ish-deputetit socialist, Andis Harasani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Bashkëshortja e tij Suela Kapllani, bëri me dije se Andis Harasani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Me keqardhje të thellë, duhet të pranojmë se nuk ia doli të fitojë betejën kundër kancerit. Ne, Thea dhe Henry, do të jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim të paharrueshëm jete që ndamë me të”, tha ajo.

1 Komente

  1. s
    shqipoziu

    Jane zene dhe sallat e kuvendit per ti vene emrin.Thoshte mire i ndjeri Enver sa me shum te vjedhesh aq me shum i nderuar je dhe ky vodhi ne KESH aq sa i doli dhe emri ne offshore.Po aty ne ate stalle te gjith hajdute jane,nuk u ben pershtypje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje