Nga Alfred Moisiu te Bajram Begaj: dy presidentët që "erdhën" nga SHBA

5 Qershor 2022, 19:32Politika Ylli Pata

Nga Alfred Moisiu te Bajram Begaj: dy presidentët që

Nuk është realisht një shenjë pozitive, që një pjesë e opinionit publik shqiptar të gëzohet me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e një tjetër të mërzitet e të ndjehet e frustruar.

I kemi parë këto skena disa herë, madje me hile edhe drama shumë më të mëdha, si përshembull në mars të vitit 1997, ku Sali Berisha mori mandatin e dytë nën vendin që digjej, e ku një pjesë e opinionit e ndjenë veten jetim, duke e konsideruar doktorin, president vetëm të PD-së, madje një pjesë të vogël të saj.

Pastaj, kur u zgjodh Rexhep Meidani, partia e të cilit mori në qershorin e 1997-tës, dy të tretat e votave, natyrisht që pjesa e frustruar kishte ndryshuar drejtim, e ishte ajo e PD-së, e cila rrezikoi shuarjen pas vitit 1997.

Por, 5 vjet më vonë, ishte SHBA, e cila i dha Sali Berishës një shans, që ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë mirënjohës. Po të mos ishte SHBA, Sali Berisha dhe opozita e asaj kohe do të margjinalizohej më keq, duke u përballur me fuqinë agressive të mazhorancës arrogante socialiste, e cila kishte dy dhe më shumë koka egoiste e ambicioze që mund të bënin çmos për ta lënë PD-në në qoshe, edhe mundësitë ishin realisht të tilla. Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk do të vinin kurrë në pushtet në vitin 2005, nëse SHBA dhe natyrisht BE nuk do të hapte një proces shumë të rëndësishëm pajtimi politik në Shqipëri.

Të cilin Sali Berisha, fiks siç e thotë proverbi e “dh*eu sapo kaloi lumin, duke u treguar politikisht dhe realisht një mosrmirnjohës i kategorisë “orientale” për një favor perëndimor.

SHBA ishte realisht ajo force që udhëhoqi presionin ndaj Fatos Nanos dhe Ilir Metës për të zgjedhur President të Shqipërisë, një figurë që nuk vjen nga PS. Ideja ishte e qartë, që të mos thellojë hendekun e frustracionin e krijuar në shoqëri dhe opinionin publik, por edhe të mos lejojë mazhorancën ta “bëjë baltë”.

Përveç gjeneral Alfred Moisiut, kandidat ishte edhe i ndjeri Sabri Godo, por duke qenë se ishte aktor politik, peshorja anoi tek Moisiu. Edhe për faktin se ai ishte jo një lojtar i fushës së shahut të politikës. Ndërkaq qënia e tij si kryetar i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, ishte një plus më shumë për konfigurimin perëndimor të shtetit shqiptar.

Një shtet, që pikërisht atëherë nisi udhëtimin e madh drejt hyrjes në familjen Perëndimore: Karta e Adriatikut së bashku me Kroacinë e Maqedoninë e Veriut, vendimi për t’u pranuar në NATO, e më pas anëtarësimi me të drejtat e plota.

Pra, operacioni i zgjedhjes së Alfred Moisiut President të Republikës, duke ardhur nga gjiri i ushtarakëve proatlantistë, ishte një sinjal i fortë politik, e aspak ashtu si u shit nga gossip-i bajat mediatiko-folkloristik në mungesë të rrjeteve sociale se “Moisiun e ngritën nga dominoja”.

Një mundësi që ju dha Partisë Demokratike për të dalë nga një hendek që Sali Berisha e kishte futur partinë e tij dhe të gjithë opozitën shqiptare. Natyrisht SHBA këtë nuk e bëri për Berishën si person, por për Shqipërinë, që të jepte një shkëndijë për të ndezur proceset pluraliste në vend. E në fakt, zgjedhja e Alfred Moisiut, nisi të lëvizë shumë gjëra në vend, që nga zgjedhjet e trupave të pavarura të gjyqësorit, deri tek një qetësim i KQZ-së, i cili në atë kohë ishte bërë një grupim shokësh të klasës së Celibashit.

Ishte pikërisht ai proces i rëndësishëm hapjeje, që i dha shoqërisë sinjalin se Sali Berisha nuk është njeriu komandues i opozitës, por ka edhe një frymë tjetër në konfiguracionin politik të së djathtës. Ishte kjo frymë që solli 2005-n, pra rrotacionin e dytë politik paqësor në Shqipëri. Njihet aksioma se një shtet kur kryen dy rrotacione paqësore, quhet vend i stabilizuar, veçse ajo aksiomë u keqpërdor shumë.

Sali Berisha, ishte ai që keqpërdori më shumë këtë shans duke e polarizuar situatën shumë rëndë, duke krijuar kushtet për “korrupsionin domethënës, minimin e demokracisë dhe pengimin e drejtësisë”, që janë akuzat ndaj tij prej qeverisë Amerikane në verdiktin tashmë fatal të shpalljes “Non Grata”.

Ndaj, nuk duhet të shikohet si rastësi ardhja e një kryegjenrali të ushtrisë shqiptare në krye të shtetit shqiptar, siç nuk është rastësi takimi i parë që ai ka zhvilluar pas zgjedhjes me kolegun Alfred Moisiu.

Presidenti Bajram Begaj, ka takuar parardhësin e tij si një model politik, e jo një këshillim kolegësh, që mund ta bënte edhe pa dhënë në publik sinjalin përkatës.

Sali Berisha donte të jepte dje idenë që në krye të shtetit po vjen një gjeneral, çka sipas tij është një sinjal i keq që ushtria po merr kryesimin e shtetit.

Totalisht i pasaktë; ushtria shqiptare nuk ka as kapacitetet, e as mundësitë për të ndikuar politikisht në shoqërinë shqiptare. Madje nuk e ka pasur as në vitet 70 të shekullit të shkuar kur Enver Hoxha, me ndihmën edhe të Mehmet Shehut ekzekutoi krerët e ushtrisë shqiptare, e cila atëherë ishte realisht një fuqi potenciale e shtetit.

Ushtria shqiptare sot, është thjesht një institucion i qartë i lineimit Perëndimor të Shqipërisë, një strukturë e afërt e strukturës komanduese të NATO-s, e cila drejtohet nga SHBA. E kjo është natyrisht një krah i qartë politik sesa një mekanizëm i mirëfilltë ushtarak që ka në dorë shoqërinë.

Përveç profilit human, intelektual dhe zbutës të doktor Bajram Begajt, zgjedhja e Gjeneral Begajt në krye të shtetit shqiptar, nuk është gjë tjetër veçse në sinjal i pastër politik që vjen prej Perëndimit, siç dhe ai erdhi nga Pentagoni përpara se të merrte votat e Parlamentit shqiptar për tu zgjedhur President i ri i Republikës.

Gjeneral Begaj natyrisht nuk ka mundësi të mbushë boshllëkun politik në radhët e opozitës shqiptare, por me siguri ai, si nga profili i tij nuk do ta thellojë atë hendek që është krijuar për faj të opozitës në përfaqësimin politik të vendit.

Zgjedhje e një Presidenti politik nga PS, jo vetëm do ta thellonte hendekun, por do të shërbente si acid që përballet me një lënde me përbërje bazike, duke prodhuar një reaksion kimik shpërthyes.

Doktor Begaj, është zgjedhur për të qenë me pehash asnjanës në përballjen mes dy lëndeve  reaktive. Sigurisht që këtu ka një rol të rëndësishëm aleati kryesor SHBA, por edhe mazhoranca, që e ka kapur sinjalin dhe nuk ka tentuar një nga 7 mëkatet kapitale në këtë rast…

TemA

15 Komente

  1. D
    Detari

    nga turqia erdhi, turk eshte

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Gezuar Bajromin,o shkipfolsa....! I zgjedhuri i Edroganit, dhurate nga Ramazoni.lol

      Përgjigjjuni
    2. A
      Andrea

      Bajramin e zgjodhet, po Ramazanin, , , ,

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalimash

        Ylli Pata, si gjithmonë tepër i logjikshëm e argumentues. Vërtetë një penë sqaruese dhe ndriçuese në çdo detaj, situatë, ngjarje apo aksion politik. Ju faleminderit!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriot

          Zoti Pata nqs ti je I kenaqur me presidencen e Moisiut dhe Baromi shkoi te konsultohe per te vazhduar ate rruge ty dhe te gjithe gazetaret si ty ju puthte halla ne dy faqet. Moisiu verte ishte me I mire se para ardhesit e tij, por nuk beri asnje hap perpara. Edhe uje po ndenji ne nje vend per shume kohe gjelbet. Pra dhe Barome vetem sa do ta leje ujin ne vend pa asnje hap perpara. Hapi kryesor ne kapitalizem eshte ekonomia dhe perderisa KM, M Ekonomise nuk eshte specialist ( specialist si hajdute PO), linde pyetja kush do ta drejtoje ekonomine e atije vendi Sudja prape? Ju qofte rruge e mbare dhe sukse ne borxhet qe shtohen cdo dite.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nje shqiptar ne Itali

            Ministrja e ekonomise , jo vetem qe eshte specialiste , por , qe t'a dish ti o patriot leshi , ajo ka mbaruar Universitetin Ekonomik Amerikan "BOCCONI" , ne Milano , qe eshte Universiteti me i famshem ne bote per ekonomi-finance . Nga kjo shkolle , kane dale me dhjetra udheheqes te botes , kryeministra e ministra ; disa prestare te familjes Kenedi e Bush . Ne kete shkolle , kriteret e pranimit jane nga me te rreptit . Une personalisht kam mbetur i habitur , kur mesova qe ministrja jone e ekonomise , qenka ish studente e BOCCONI - t , prandaj o patriot leshi , kur te flasesh , informohu mire .

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lani

            Po Deputetet tane te hic nderuar cfare bene.Apo edhe fletet e votimit i kishin te plotesuara.Kur punet e shtetit u bekan keshtu pse na duhet parlamenti?Kujdes zoti Pata se ja ke fut si kau peles.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FCB

              Meqe ra llafi, nqs Shqiperia ka pasur President Gamor ose Gomar ai ka qene Moisiu.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti i paligjshem

                E vetmja gja qe te uroj sinçerisht asht qe te mos i besosh as vetë keto qe ke shkrujt. Aq lidhje kisht Z. Moisiu me traktatin e atlantikut te veriut sa çkam une me nasa- an. Ai erdhi ne presidence nga dominatë poshte ballkonit vetem e vetem per te pasur nje figure qe te mos i prishte pune askujt. Te pakten mos ne fyeni inteligjencen me keta budallalleqe qe shkruani. E kuptojme propaganden per te cilen paguheni por jo kaq poshte

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bujar Kanapari

                  Kandidati per president vendoset dhe publikohet vetem 24 ore para votimit ne parlament. Pra, ne kete rast u thuhet deputeteve, ky eshte, kete do votoni dhe pike, duke e vene dhe vete kandidatin per president ne pozite te veshtire, duke u shfaqur ndoshta si inferior. Kandidati per president, qe do te votohet, duhet te publikohet nje muaj para, te njihet nga deputetet dhe populli. Presidenti i Republikes, mund te zgjidhet fare mire nga partia qe eshte ne pushtet, mjafton te jete me integritet, e zgjedh jasht partise dhe mund te zgjedhesh nje kukull.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sa per saktesi

                    Budall mbete tere jeten or Patok! Ishte Moisiu qe beri shkeljen Kushtetuese duke lejuar ne kundershtim me Ligjin qeverine Nano 6 muaj me zv/Ministra ne detyre (6) se nuk i bente dot votat ne Kuvend per ti emeruar ministrat. Ja, ky eshte Moisiu qe nuk "erdhi" nga Amerika, por e moren nga Dominoja tek Liqeni ku po luante me versniket.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sa per sqarim

                      "Ndërkaq qënia e tij si kryetar i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, ishte një plus më shumë për konfigurimin perëndimor të shtetit shqiptar."- thote z. Pata. I sugjeroj ketij gazetarit te lexoje librin si me poshte, qe te marre vesh sesi erdhi ne krye te Shoqates se Atlantikut Moisiu.... https://books.google.ca/books/about/Nato_dhe_Shqipëria.html?id=-5e4AAAAIAAJ

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje