
Firmosja e dekretit të Presidentit llir Meta nga Stambolli për të liruar nga detyra Bajram Begajn, i cili një ditë më parë u votua si Presidenti i ri i Shqipërisë ka ngjallur shumë debate.
Avokat Spartak Ngjela ka shpjeguar juridikisht pse dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë, edhe pse fizikisht kreu i Shtetit ndodhej jashtë vendit.
Reagimi i plotë:
Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.
Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar.
Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.
Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!
Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.
Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.
Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.
Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.
Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha
Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.
E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar. Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri.
Edhe prof idioti fuga nuk e di kete?
Nuk e ke lexuar mire prof. Fugen . Ai thote te njejten gje , si avokati .
Lexoje mire Fugen se kto qe thote Ngjela mbi ekstraterritorin i ka spjeguar mire !!! Ngjela vertete kujton se juristrt nuk i dine kto dy llafe qe permend gjithe kopetence ketu !!!! I gjori avokat !!!!
o baci, nuk eshte i gjor Av Ngjela, pa merak Av Ngjela eshte TOP GUN ne zanatin e tij. Ti me siguri nuk e njeh "ambjentin" ne shqiperi. Z Ngjela, bashke me 3 prof te tjere, jane te vetmit ne shqiperi qe njohin "ligjet" si nena-femijen. Hajt ciao.
Po mer mik , per njerez si ti i shkruan avokati keto PERLA ! Patjeter qe eshte TOP Gun ngjela !! Diplomuar ne tirane ne kohen e Enverit , specializuar ne SPAÇ disa vite !!! . Po zotrote mbase nuk e di qe edhe LLAGEPIN Avokati , ja dha Berisha , asokohe per ta ngrit , sepse e kishte ne krah !! E qe atehere mediat pastaj Avokat , Avokat!! Ka vetem pordhe dhe cv te cekte fare !!!
Po ky Bulukbashi nuk i ka ber kurs saliut per te drejten nderkombetare.po c.gjata qe thote jam konstitucionalist si ka heshtur.po ristani.apo keta jane aguridhe.
Shume gjate, per te shpjeguar nje norme te se Drejtes nderkombetare, dhe me fjale fyese....
Ku Fuga ku Ngjela. Ngjela e ka pordhen e madhe, por bythen e vogel. Eshte i pabythe.
Po ti si e ke ..bythen?
Jo mer , vetem Avokoti idi kto pune !! Dhe sa me kompetence e thote !!! Sikur eshte shuuuuum e nderlikuar ceshtja dhe AI ,PROFESIONISTI I MADH , e di , kurse te tjeret , qe paskan drejtuar Shqiperine , injorante komplet , se dine . Ne fakt kjo eshte formula matematike e Einstein te cilen Ngjele Anglo - saksoni ja ka dale ta zgjidhi !! Ej ky eshte bere qesharak fare !!!
hahahahahahahahahaha, po mos te kishim ambasade ne Turqi nuk do te quhej? Psh sikur ta kete firmosur ne banjon e nje Hoteli ne Ankara nuk quhet?
Hahahahahahahahaha. Fix. Gjithë kjo zhurmë për asgjë
me siguri aty e ka firmosur qe ti ece ters edhe Bajramit.Ore ky ilir ish presidenti shume gjera din...
Taulant Palla, natyrisht qe nuk do quhej! Idiot!
Avokati duket sikur harron një detaj: Meta nuk ka nënshkruar në Ambasadën e Ankarasë, e cila juridikisht është truall sovran i Republikës së Shqipërisë, por në Konsullatën tonë në Stamboll, për të cilën paguhet një qera mujore... Legjitimiteti i firmës së Metës mund të jetë i padiskutueshëm, por argumentet që përdor Ngjela rezultojnë të pasakta.
Idiot i lindur qe kujton se di gjithcka! Ceshtjet e ambasadave dhe territoreve te tyre i rregullon Konventa e Vjenes per Marredheniet Diplomatike, o idiot! Ne asnje resht konventa nuk flet per ekstraterritorialitet ne kuptimin qe permend ky, por flet per imunitetin dhe mosqenien subjekt i ligjeve te shtetit prites! Ambasada jone ne Turqi gezon te gjitha privilegjet e nje misioni diplomatik ne nje vend te huaj, eshte e paprekshme, autoritetet turke nuk mund te hyjne pa leje, por ne asnje cast Shqiperia nuk ka sovranitetin mbi territorin ku eshte ndertuar Ambasada, dhe as nuk konsiderohet territor shqiptar! Toka eshte dhe do te jete territor turk, ashtu sic edhe territori i ambasades amerikane ne Shqiperi eshte dhe do te mbetet territor shqiptar! Lexo avokat i leshit nenet 21-25 te konventes se aty i ke te shkruara! Dallkauk!!! Nese jeni studente, mos merrni veten ne qafe te degjoni kete idiot se do mbesni ne provim! Po ju jap vetem nje kazus te thjeshte: Njehere nje grua shtatzene lindi ne nje ambasade amerikane. Ajo pretendoi qe sipas ligjeve amerikane femija i saj duhej te merrte shtetesi amerikane! Perfundimi: femijes se saj nuk iu akordua kjo e “drejte”!
Ngje(a)la abuzon me vendin ku Meta neneshkroi dekretin. Dekreti u neneshkrua jashte teritorit te amassdes shqiptare ne Turqi. U neneshkrua ne konsullate shqiptare. Ka ndryshim te madh mes teritorit te mbasades dhe teritorit te konsullates. Por " avokati" qe hiqet sikur i di te gjitha, gabon qellimish ose nuk e di fare vendin ku eshte firmosur dekreti.
Jo vetem kaq, por, nese ne fund dekreti ka shenimin, Tirane, me 4.6.2022, a mund te quhet "Tirane" territori i Ambasades sone ne Ankara? Apo e ka shenuar, Ankara, Ambasada Shqiptare ne Turqi? Por, del nje pyetje me logjike. Perse duhej ky nxitim dhe nuk pritej qe presidenti te kthehej ne Tirane? PS kishte edhe dy raunde te tjera votimi per te zgjedhur presidentin. Nuk ishte votimi i fundit.
O Joel katunari, dokumenti del nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, nuk del as nga Tirana, as nga Durresi as nga Hena. DEBIL.
Po per nxitimin qe u be, a mund te pergjigjesh "ç'na gjeti - qytetari"?