Një ditë pas zgjedhjes si president, Begaj takim me Alfred Moisiun

5 Qershor 2022, 14:07Politika TEMA

Një ditë pas zgjedhjes si president, Begaj takim me Alfred Moisiun

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Takimi është bërë me kërkesë të presidentit të sapozgjedhur Begaj, në orën 10:00 në periferi të Tiranës. Në takim fokusi duket të ketë qenë pikërisht detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.

Deri në marrjen e detyrës së kreut të shtetit, Begaj duket se do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi, Rexhep Meidani, etj.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. 

 

3 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Vazhdohet me takimet me Baba Mondi e Erdogan.....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ringjallja pellazge

      Eh mor "Pordh me Rigon" s'ke c'ben. JANULLAQIN e ka Micua i Taqit me Dele Dhin, nuk len radhe per sqipetaret. Sa here qe hyjne ne allvania, tak JANULLAQI i bekon dhe u qan hallet per kombin e shenjte Orthodhjer dhe sigurishte te gjithe se bashku mejtojne e mejtojne per te miren "ORTHODHJERE". Sa dalin nga sinora, shtohet ne ndonje qosh nje tabele te shkruar ne gjuhen e "zotit". Se gluha e sqipetarve eshte e djallit, nuku e njeh "Orthodhjeksia". Ketu ne alvania jetojne vetem populli i leshte elen 5000vjecar. Kur tu vetnemeronj Janulla do deftonj te verteten qe vorioqipirote jetojne ketu.

      Përgjigjjuni
    2. v
      velo

      Mos u tako me te tjere se njishi ka qene Mojsiu te tjeret kane qene kot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje