“Non Grata”: Revolucioni politik që solli SHBA!

17 Prill 2022, 17:43Politika Ylli Pata

 

“Non Grata”: Revolucioni politik që solli SHBA!

Një vit më parë Partia Demokratike humbi zgjedhjet parlamentare për herë të tretë radhazi, një zhvillim që do të sillte një bing-bang politik, për çdo parti apo lëvizje politike në çdo vend të botës. Siç ka ndodhur realisht sa herë ky zhvillim jo aq i shpeshtë politik, pra humbja për here të tretë ka qëlluar në shtetet europiane a botën Perëndimore.

Por, krejt çfarë është parë në këso rastesh, prej një viti, kryetema e politikës shqiptare dhe më gjerë- është opozita, Partia Demokratike, rrymat dhe njerëzit që e përbëjnë këtë vector politik të politikës shqiptare.

Kurrë më parë, nuk ka qenë mundësia për tu promovuar për tu shfaqur, për të propozuar, për të sjellë ide apo organizuar e projektuar qarqe e grupe që janë në pjesën e boshtit politik që i takon së djathtës.

Natyrisht shumë gjëra nuk kanë ndodhur, shumë shanse nuk janë kapur, mjaft të tillë janë hedhur poshtë, siç ka ndodhur rëndom në historinë politike të Shqipërisë.

E për këtë vit, ka një hapësirë mjaft të madhe e të virgjër, ku mund të analizosh çfarë u bë e çfarë duhej të bëhet, në mënyrë që të krijohet ideja se si pas rastit të njëmiliontë: pësimi të bëhet mësim e gjëra të tilla.

Po si erdhi ky rast, si u hap kjo rrugë ku opinion publik të jetë i zënë në pjesën më të madhe të tij, me atë çfarë ndodh e ç’duhet të ndodhë në Partinë Demokratike?

Erdhi vetëm nga një vendim i rëndësishëm që u shpall më 19 maj 2021, e që ishte shpallja si “person a non grata” i Sali Berishës nga qeveria e SHBA-së për “korrupsion domethënës, minim të demokracisë”.

Pas atij vendimit, SHBA, me anë të një qëndrimi të përshkallëzuar ka kërkuar nga PD-ja që të shkëputet nga e shkuara, të mos përfshijë Berishën në udhëheqje, apo edhe në skuadrën politike të parlamentit.

E pas këtij qëndrimi shumë të fortë nga qeveria e vendit më të fuqishëm të botës, Partia Demokratike, opozita shqiptare, politika, shoqëria dhe opinion publik ka hyrë në një rrugë të re të pakthyeshme.

Rrugën, ku tashmë secili aktor e faktor zgjodhi e do të zgjedhë kahjen nga do të ecë dhe do të ndjekë. Një rrugë që ka sjellë një troshitje shumë të madhe në partinë që Sali Berisha ka udhëhequr për mëse 30 vjet direkt e indirekt.

Parti që lindi si lëvizje opozitare, e vijoi si forcë qeverisëse që shkaktoi traumën më të madhe siç ishte 1997-a. E më pas shkoi në opozitë, një opozitë e egër e radikale, por hera herës edhe politike me lëvizje të befta, që e risolli në pushtet në vitin 2005, e ku qeverisi për 2 mandate rresht. Më pas humbi thellë e prej asaj dite është pjesë e një opozite që po përjeton kalimin e “kufirit” 8 vjeçar që u duk se ishte aksiomë në politikën shqiptare.

Vendimi i SHBA vuri në provë PD-në, në radhë të parë, e që siç tashmë e dimë, patëm një proces të vrullshëm pro e anti-Berisha, që na ka sjellë në situatën aktuale-e cila nuk ka përfunduar e do të sjellë zhvillime edhe më të rëndësishme.

30 prilli apo vendimi i Gjykatës së Apelit nuk janë një deadline por stacione të një procesi, që si thelb e bosht ka krijimin e një opozite të re të qendrës së djathtë në vend, si rezultante e këtij evolucioni.

E ky evolucion me shenjat e një revolucioni ka ndarë si me thikë deri tani një vijë sjellje e ka qenë provë se si do të reagojnë faktorët politikë në Partinë Demokratike, me një fjalë njerëz që kanë qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimeve politike të saj ndër vite.

Momenti i shpalljes së vendimit ishte mjaft traumatik, ku për një kohë heshtën të gjithë e nuk bzau kush. Por në momentin kur Sali Berisha e diversifikoi lojën, duke ofruar edhe ndryshime në PD, pati një lineim politik të disa palëve për tu futur në lojë. Pamë që edhe mjaft emra që kishin qenë kritikë ndaj Berishës, që e kritikuan ashpër atë në korrik kur mbështeti Lulzim Bashën për kryetar, pas 9 shtatorit u bënë me të. Pamë edhe drejtues të rëndësishëm të PD-së si Besnik Mustafaj e Jozefina Topalli, të cilët u renditën në krah të Sali Berishës. Siç pati edhe deputetë si Grida Duma, Saljanji, apo edhe të tjerë që patën një ndryshim qëndrimesh, nga ekstremi në ekstrem: në fillim me Bashën e më pas u afruan me Berishën.

Të gjitha këto zhvillime, janë realisht një revolucion politik në Partinë Demokratike, e cila nuk kishte përjetuar procese të tilla vibruese për vite e vite. Çdo traumë politike në PD ka qenë shizëm, ku ata që ishin kritikë ndaj Sali Berishës u larguan duke formuar parti të reja. Që me Genc Rulin, Dashamir Shehin, genc Pollon, Tritan Shehun etj etj. Në 2005 pati një process invers, ku të gjithë u rikthyen në PD, si pasojë e ardhjes së Sali Berishës në krye të qeverisë. Madje u kthyen një nga një që nga Arben Imami e deri te Neritan Ceka, natyrisht me kushte e realitete të ndryshme, sipas dëshirave të të madhit e mundësive që paraqiteshin për të tjerët.

Por ky proces që është provokuar nga vendimi i qeverisë amerikane është krejt ndryshe nga çdo zhvillim politik në të shkuarën. Është një proces drastic, i ngjashëm me prerjen e “Nyjës Gordiane”, e cila ka ndarë përfundimisht palët kush është nga njëra dhe tjetra anë. Ndarje që do të ndikojnë natyrisht në të ardhmen e politikës shqiptare, e të opozitës-përkatësisht Partisë Demokratike në këtë rast. E sipas gjasave, është e lehtë të parashikohet se si do të shkojnë gjërat: ai që qëndron me Berishën nuk mund të jetë veçse një aktor periferik apo “ushtar” i një kauze që është më shumë hall. Siç në fakt ka ndodhur me deputetët që ju bashkuan foltores e tani nuk i pyet askush, përveçse i dërgon Berisha për të ngritur degë paralele me strukturat aktuale të PD-së në rrethe.

Këtë sinjal duket se e kanë kuptuar mjaft, edhe nga ish-drejtuesit e PD-së që mbështetën Berishën para 6 marsit, pas largimit të Bashës gjërat po marrin rrjedhë të ndryshme, e që po shikohet edhe në rreshtimin e grupit parlamentar.

Por “Non Grata” nuk ka shkaktuar tronditje vetëm në PD, por edhe tek e majta, si dhe përtej saj. Pasi SHBA, përveç Sali Berishës, ka ndëshkuar me “titullin”: “person a non grata” edhe Adriatik Llallën, Tom Doshin e Vangjush Dakon. Të cilët nga aktorë e faktorë, sot janë derivate, e që secili ka sjellë me ndëshkimin e tij një pasojë të rëndësishme në pjesën që ka zënë në të shkuarën; që nga drejtësia e në politikë. E kjo nuk është veçse fillimi i një lëvizje të re tektonike…

TemA

 

8 Komente

  1. D
    Dikush e mbron kete vampir per interesat e tij

    Non grata nuk beri adnje revolucion,vetem se hoqi beniaminin e saliut lulashin,dhe solli sali kriminelin ne krye te partise derrave. Amerika qe e krijoi kete vampir,do qe ta sjell perseri ne pushtet qe ta djegi edhe nje here Shqiperine para se ti dale shpirti.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Aktualisht, Sali Berishen e "mbrojne" trushplaret PD, turmat amorfe, servilet dhe bashkemekataret në abuzime, korrupsion dhe krime me të, arrivistet (ky soj karrieristesh që e synon te beje karriere, jo per mes meritokracise por të byhlepirjes) dhe në fund drejtesia. Kjo e fundit eshte bere megjithe mend e pakuptueshme sesi ka lejuar dhe lejon te livadhise një kriminel, qe e ka deklaruar vete me zë dhe figure se ka qenë i tille, të pakten në nje rast, në krimin e 21 janarit 2011. Amerika e ka mbeshtetur dhe ndonjehere dhe shpetuar Berishen ne ato fillime ngaqe nuk e ka njohur mire, por edhe per ndonje arsye madhore te tyre ne politikat rajonale qe lidhen me stabilitetin. tashme SHBA, jo vetem e kane shlyer "gabimin", por me shpalljen e tij "non grata", me gjithe familje e kane çuar ate ne zgripin e tij politik. rrekjet e tij per t'u ribere faktor jane mjerane dhe tashme ai eshte hedhur si nje lecke ne koshin e plehtave te historise politike shqiptare. Ameriaka do duhet brohoritur per kete mbeshtetje të madhe në qe i jep shqiptareve per demokratizimin e vendit, duke hequr pengesen e madhe qe ka shkaktuar dhe shkakton ne ate rruge ky sherrxhi, zjarrvenes dhe kriminel, te cilesuar prej saj vec te tjerave edhe si MINUES i DEMOKRACISE. Nuk ka rendesi se sa e si i shkojne prapa ca shqiptare. Sali Berisha, mund te behet ca kohe edhe kryetar i PD, por Sali Berisha, dhe ata qe shpresojne tek ai, nuk kane per te ardhur kurre në pushtet. PD nga ana e saj ka shanse vetem nese do te beje nje ndryshim radikal në lidership dhe në platforme elektorale qe të fitoje keshtu besimin e elektoratit perballe alternatives qeverisese aktuale. Nuk ka force ne bote, perfshire edhe Ameriken po te doni, qe ta sjelle ate perseri ne pushtet, dhe jo per ndonje arsye të panjohur, por thjesht se ate e urrejne shumica e shqiptareve. Mjere ata qe nuk e kuptojne kete.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        "Nongrata amerikane" pa u konkretizuar dhe vertetuar nga SPAK-u eshte thjesht nje parulle boshe, pa asnje fuqi vepruesee qe mendoj se do t'i shnderroje te korruptuarit e permendur ne "heronj legjendare popullore"!

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Martin ! Amerika thjesht ia kujtoj popullit shqiptar kush eshte. Populli i ndershem e njeh me mire se Amerika.

          Përgjigjjuni
        2. Ç’të bëjnë të shkretët j’u ka humbur BUSULLA !

          Këto zhvillime ne SHQUP , vetem revolucion nuk mund t’i quash , thjesht levizje kaotike tek një anije që po mbytet , ku sejcili mendon te shpëtojë bythën e tij apo të nxjerë përfitime në rast shpëtimi të saj .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Bureto Bravo.Jane te verteta ato qe thua. Sot vendi yne vuan pasojat qe ka sjell Sali Berisha me partine e tij terroriste.Por me e keqja eshte se populli shqipetar perseri nuk ka shprese te kete drejtesi ne shqiperi dhe te denohen mekataret,kriminelet me ne krye Sali Berishesn.Pse? Sepse edhe pse u bë e po bëhet reforma në drejtësi,drejtesi nuk ka,se, ne drejtesi jane akoma njerëzit e Sali Berisheës qe i paguan e u jep pasuri gjykatesve,prokuroreve. Sali Berisha ka nje buxhet më të madh se shteti,qe ka vjedhur 25 vjet rresht. Saliu është fatëkeqësia e shqipërisë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokoli

              Duam apo nuk duam e verteta eshte se PD po perjeton nje zgjim ta madh mbas gjumit letargjik qe e kishte kapur prej vitesh.Ndertimi i strukturave te bazes po afron ne kete force politike persona me integritet te zgjedhur nga vete anetaresia cka do te unifikoje PD dhe do ta pergatite per te sfiduar PS ne zgjedhjet e ardheshme.Ata qe sot mbeten jashte ketij rinovimi,qofshin keta edhe deputetet aktuale jane te destinuar ,pas mbarimit te mandatit te mbeten jashte politikes ose t’ bashkengjten PS.Shqiperia kishte nevoje per nje opozite te forte dhe kjo po strukturohet.Lidershipi i 8 viteve tregoi se ishte teresish i pa afte ta merte kete mision.Lulezimi,Enkeledi,Bardhi e ndonje tjeter si ata nuk arriten te kuptojne se PD ishte kethyer ne nje vullkan qe do te shperthente.Kjo levizje i nxori ata jashte politikes.Duam apo nuk duam na vjen mire apo jo PD po rikethehet fuqishem ne jeten politike shqiptare dhe kjo edhte shume e rendesishmeRilindja e kethyer ne nje perbindesh duhet ndalur.Kete mund ta beje vetem nje PD e Rithemeluar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Rithemelimi ka ne krye Perbindeshin e Vicidolit sali Berishen; pra, vetem Doktor Mortja mund ta munde ne zgjedhje Perbindeshin e Surrelit?! Me mire thuaj: "Te biem nga shiu ne bresher!"

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje