Nuk ka konsensus për t'u bashkuar, Berisha vijon zgjedhjet e tij

17 Prill 2022, 12:18Politika TEMA

Nuk ka konsensus për t'u bashkuar, Berisha vijon zgjedhjet e tij

Sali Berisha pasi refuzoi platformën e paraqitur nga kryetari në detyrë i PD dhe i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ka vendosur që të mos e ndalë procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve.

Ashtu siç edhe ishte programuar që më parë, Komisioni i tij i Rithemelimit mban sot votimet për drejtues të partisë në 18 degë të tjera.

Cërrik, Patos, Gjirokastër,Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, Tiranë në tre degë 3,9 dhe 13, në Kamëz, Kavajë, Vlorë, Delvinë dhe Sarandë.

Votimet kanë nisur në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 18 të pasdites, ndërkohë ka pasur mjaft akuza nga kandidatët e tërhequr nga gara ku thuhet se fituesit janë shpallur më herët nga Tirana.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në PD është kundërshtuar nga grupimi që drejtohet tashmë nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, si një proces i njëanshëm dhe përçarës.

Për këtë qëllim, ky i fundit prezantoi të shtunën një platformë që sipas tij ka mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar, ku ndër të tjera propozohet edhe ndërprerja e procesit të riorganizimit në PD deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët bashkuese mes palëve.

Ndërkohë, Sali Berisha pas prezantimit të platformës së bashkimit nisi një sulm të koordinuar për ta kundërshtuar idenë e Alibeajt. 

4 Komente

  1. N
    Nik

    Berisha bertet, Arben Llalla hesht!?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      NIk! Me mire do ishte ...Berisha bertete,Arben Llalla dhjet. Spaku-ut i shpetojne pordhet nga Saliu se kane frike,mos i vret. Pika qe nuk u bje atyre ne SPAK.Ata jane paçavure dhe hane buken kot.Harram e paçin parane.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xeni

      Saliu nuk pranon asgje se ka vetem nje synim te behet vet kryetar dhe kujton se do shpetoj nga damkosja. Mos haxhoni kohe me kete kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pty

        Fuck you bastard....kush pjerdh me per ty BAJGE!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje