Zgjedhjet e Berishës, kandidati kryesor në Kukës tërhiqet nga gara dhe denoncon procesin

17 Prill 2022, 10:14Politika TEMA

Zgjedhjet e Berishës, kandidati kryesor në Kukës tërhiqet

Zgjedhjet e Sali Berishës për strukturat e Partisë Demokratike vijojnë të kontestohen edhe nga vetë mbështetësit e tij duke u konsideruar me fitues të përcaktuar nga qendra. 

Pak pas nisjes së zgjedhur për kryetarin e degës së "Rithemelimit" në Kukës, kandidati kryesor Irel Elezi është tërhequr nga gara.

Elezi pretendon se lista e anëtarësisë e vënë në dispozicion nga Komisioni i Rithemelimit ka mangësi të anëtarëve të hershëm të kësaj force politike dhe emra të rinj duke e cilësuar manipulim të procesit.

Faktin e tërheqjes nga gara e bën të ditur edhe kryetari i komisionit të votimit Halit Muçmata ndërsa thekson se ecuria e procesit të votimit është normale dhe me interes nga anëtarët.

Në këtë proces janë thirrur 2,000 anëtarë të PD-së në Kukës për të zgjedhur kryetarin e Degës, proces në të clin garonin Admir Sinamati e Irel Elezi, ky i fundit i tërhequr tashmë. 

2 Komente

  1. F
    Fariu

    O u raftë pika. Zgjedhje Sale. Por a ka bërë ndonjëherë zgjedhje të lira e të drejta Sala, si brënda PD-së ashtu edhe ato të përgjithëshme e lokale ? Zgjedhjet i ka bërë e fituar duke lëshuar zagarët të cilët kërcënojnë zgjedhësit, mbushin kutitë dhe vjedhin zgjedhjet. Kjo është trimëria e Saliut duke i shkuar pas dhe shumë nga langojtë e medias. Të paktën mua kështu më duket dhe kështu e kuptoj. Jo se të tjerët janë më të mirë, por jo kaq shumë bastardë.

    Përgjigjjuni
    1. Shoku

      Nuk ka zgjedhje me demokratike ,kur i organizon Sali Berisha. Me thoni ne cilat zgjedhje qe ka drejtuar Berisha nu ka "drejtesi" ? Madje me sa me kujtohet me te drejta e te fshehta kane qene ato per kryetarin e partise ,midis Bashes dhe Selamit,ku ne fleten e votimit qe i jepej votuesit i shenohej edhe numeiri i listes emrore qe i perkiste votuesit. He, ja tho , a nuk i organizonte te fshehta ? Pyesni legjendarin e kryesimit te komisioneve prane PD-se Jemin Gjanen ka vepruar keshtu ,apo jo.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje