Armë dhe municione. Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës 'Made in Albania'

3 Prill 2024, 16:10Politika TEMA

Armë dhe municione. Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

Kreu i qeverisë theksoi ambicien që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës 'Made in Albania'.

“Ne po përpiqemi që të fusim teknologjinë dhe në aspektin të këtij vendi. Kjo qendër është një bërthamë që premton shumë dhe janë pikërisht vajza dhe djemtë, gjenerata e tyre që dhe në Shqipëri ka plot talente, që kjo qendër i referohet përtej kufijve. Qëllimi është që forcat tona të armatosura, ushtria jonë të behet një  vatër e një zhvillimi teknologjik përtej vetvetes. Një shembull që ne duhet të marrim nga shumë vende të tjera, që kanë te mbrojtja nnjë zhvillim teknologjik.

Për herë të parë, pagat e forcat tona të armatosura janë rritur çdo vit dhe do të rriten dhe këtë vit. Ne kemi një trup ushtarake të paguar në mesataren e vendeve NATO. Ndryshe nga shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit, por kjo nuk është thjesht një mbështetje të asaj që ne kemi sot, por dhe të asaj që do të kemi nesër.

Kjo është dhe nevoja e studentëve që e shikojnë me prespektivë forcat tona të armatosura. Prandaj, ne natyrshëm duhet të marrim masat tona dhe për motivimin financiar tonin. Për këtë pjesë që ka të bëjë me inovacionin, do të mjaftonte një për të pasur sukses përtej Shqipërisë. Nga ana tjetër, them që ministri nuk është Gjirokastra, por nga Korça, por nuk është shumë larg kur bëhet fjalë për nikorqirllëkun.

Tjetra që dua të theksoj sot, është që një zhvillim i forcave të armatosura janë gati, ndërkohë që po përgatisim dhe platformën e re të forcave ushtarake dhe mbi të të nisim një val investimesh në Ministrinë e Mbrojtes.

Ambiacia jonë është që brenda vitit 2030 të kemi eksporte ushytarake të markës “Made in Albania”, natyrisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset me pajisje “Made in Albania”, tha Rama.

6 Komente

    1. C
      Cajupi

      Amin. Kemi 30 vjete qe vetem shkaterrojme cdo gje made in Albania

      1. T
        Trapajane hesapi

        Ju Kane zene "paranojat e Enverit"?.Por,Nese ai i beri per vendin e tij She kombin shqiptar,Ju po' e beni per "made in Albania".Se mos vihet koha te furnizoni dhe Serbine te vrasin sa me shume shqiptare,si...Saliu.

        1. J
          Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

          Mos harxho kot paratë duke ju rritur rrogat, por investoi ato para në kulturën dhe profesionalizmin e ushtarakëve, se lënë tmerrësisht për të dëshiruar. Ke qejf të dëgjosh ishoficerë madhorë të Ushtrisë Popullore sot që kanë 80-90 vjeç, për kulturën, dialektikën, profesionalizmin dhe pasionin me të cilin kanë punuar për gjysëm shekulli. Ndërsa industria ushtarake është maja e zhvillimit të aftësive teknologjike dhe industriale të një vendi, jo fillimi. Gjithashtu Mbrojtja është pika më e lartë e kulturës së një shteti dhe koordinimi i aftësive intelektuale, shkencore, strategjike, industriale, njerëzore, diplomatike, analitike, prodhuese, politike. Por kur kakaris vetëm një njeri dhe bën si i ditur , por që ka dhënë prova që rrethohet nga e njëjta mizerje, korrupsjon, mungesë efiçence, atëherë "suksesi" është i njejti vazhdim i "reformave" 30 vjeçare intensive për modernizimin e ushtrisë në standartet e NATOs, që kishin për qëllim të vetëm shfarosjen e ushtrisë dhe të çdo aftësie vetmbrojtëse të shqiptarëve. Nuk ka asnjë lloj dyshimi që Shqipëria do të përdoret nga lobet për prodhim municjonesh dhe trafik armësh, por kjo ka të bëjë vetëm me interesat e të tjerëve dhe xhepat e disa njerëzve që nuk kanë të bëjnë aspak me interesin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Sepse Sovranizmi politik, agroalimentar, industrial, teknologjik, ushtarak shqiptar ishte dhe është ajo që kukulla të tmerrshme si Berisha, Rama, Meta dhe kushdo tjetër në duart e të tjerëve, shkatërruan me një dhunë dhe propagandë histerike gjoja antikomuniste. Nuk është çudi që pas çdo qeverisje të " sukseshme" demokratike në 30 vjet zgjohemi po njësoj pa hekurudhë, pa flotë, pa tanke, pa avionë, pa topa, pa rraketa, pa ushtri, pa fabrika, pa bujqësi, pa naftë, me të vetmet rekorde borxhi, madje, korrupsjoni dhe spastrimi etnik

          1. K
            Kuni

            Hahaaa. Katastrofe. Vetem baneri pas rames mund te jete i vertete. Kemi degjuar mashtrime shume nga qeveria dhe bashkia. Ne fund marrin leket dhe i zhdukin

            1. R
              Realist

              Ambicja eshte e mire, po le te fillojme nga dicka me e thjeshte. Fillojme te bejme…shkrepse njehere. Armet i bejme, po mos vrasim njeri tjetrin , sic bejme gjithmone…

              Lini një Përgjigje