Pas RTSH-së, Agron Shehaj kërkon "mbylljen" e UKT-së - Pleqtë t'i paguajnë online faturat e ujit

10 Prill 2025, 20:42Politika TEMA
Pas RTSH-së, Agron Shehaj kërkon "mbylljen" e UKT-së -

Pas RTSH, Agron Shehaj është shfaqur sot në një pikë shërbimi klienti të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Teksa merrte si shembull njërën prej tyre, ai tha se vetëm kjo pikë shërbimi klienti u kushton qytetarëve 100 mijë euro në vit, ndërsa të gjitha bashkë marrin nga buxheti i shtetit rreth 40 milionë euro në vit.

“Dje isha te RTSH-ja dhe ju tregova se si nga 30 milionë euro mund të kursejmë të paktën 25 milionë euro, sigurisht pa e dëmtuar dhe ulur audiencën 0 pikë…përqind të RTSH-së. Më sulmuan gjithandej se dua thjesht të kursej paratë e qytetarëve duke luftuar shpërdorimin.

Këtu jemi përballë UKT-së, e cila i kushton qytetarëve shqiptarë plot 40 milionë euro në vit, për një shërbim që të gjithë e dimë se është skandaloz. UKT ka 1300 të punësuar, ndërsa Vodafone ka gjithsej vetëm 700.

Të gjitha bizneset shkojnë drejt mbylljes së pikave fizike dhe drejt online-t, ndërkohë UKT krijon pika të reja të shërbimit të klientit. Kjo që kemi këtu pas, kushton minimalisht 100 mijë euro në vit. Imagjinoni UKT-ja ka hapur vitet e fundit rreth 20 të tilla”, tha Shehaj.

Kreu i Mundësisë thotë se do të vijojë t’u tregojë qytetarëve se si 1 miliard euro mund të kthehen te ata nëpërmjet uljes së taksave, duke ulur shpenzimet e panevojshme në administratë dhe institucione.

Në fund, ka edhe një mesazh për ata që e kritikuan për RTSH-në. Shehaj thotë se këta mbështetës të status quo-së, ndoshta do të thonë se Shehaj pasi mbylli televizionin kombëtar, tashmë kërkon t’i lërë shqiptarët edhe pa ujë

“Unë do vazhdoj t’u tregoj se si mund t’u kthejmë shqiptarëve 1 miliardë euro. Nuk e di çfarë do të shpikin këtë herë mbështetësit e status quo-së, mbase do të thonë se Shehaj pasi mbylli RTSH-në do të mbyllë edhe ujësjellësin, dhe Shehaj sipas tyre do t’i lërë shqiptarët pa ujë.

Ju ftoj të më ndiqni, ndiqni edhe mbështetësit e status quo-së, sepse është shumë domethënëse”, tha ai.

15 Komente

  1. L
    Liqeni

    Agron Shehaj perben risi ne keto zgjedhje. Uroj qe te fitoje mandatin e deputetit.

    Përgjigjjuni
    1. c
      cfaqje nga zooparku arnamut

      ha ha ha, cfare ndodhish, ne kete vilajet absurd te saliut dhe ediut. Tani ja ku doli dhe ky katundar i vockel, qe ka lajthitur krejt, e ka zene sindromi i madheshtise se rames, pasi ketij bagatalli i duket vetja si Elon Musk dhe ato qe beri ky i fundit ne Amerike, ky pordhac dhe capacul i lajthitur katundi, klerkon ti beje dhe ketu. Mirpo ja fut si kau peles. Lereni kete lloj kakerdhie qe te vazhdoje dhe te argetohemi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Po pse copetoni deklaraten ? Pse nuk publikoni videot e Shehajt ku ai shpjegon shume sakte reduktimin e parazitllekut ne zyrat e shtetit. Nuk do te mbyll te gjitha pikat por shume pagesa deklaroi mund te behen prej moshes se re online. Mos mashtroni .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia e mjere

          Po nuk ka nevoje fare per ato mut pikash UKT,i paguajme dhe tani tek ato agjensite private shume kollaj. Shkoni tek UKT qendrore Tiranes e ka mbushur me patronazhiste ka aq shume punonjes qe marrin rroga qyl.Te merren syte kur dalin nga zyrat per tek kafja kope kope.Vajza dhe djem te rinj gjithe tangarllek sikur cfare po bejne.Shtet legen. Po tek Bashkia po OSHEE ?Gjithe militante,patronazhiste te felliqur

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Po pse copetoni deklaraten ? Pse nuk publikoni videot e Shehajt ku ai shpjegon shume sakte reduktimin e parazitllekut ne zyrat e shtetit. Nuk do te mbyll te gjitha pikat por shume pagesa deklaroi mund te behen prej moshes se re online. Mos mashtroni .

          Përgjigjjuni
          1. W
            Www

            Ka plotësisht të drejtë, por duhej t’a niste nga kuvendi.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gone katnari

              Po sikur te mbyllim çfare ky zhapiku ka investuar nuk do ishte nje ekonomi e mire .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angjelin

                Ka te drejt! Kini inatin dhe thuani hakun!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jo me shume se 100 deputete

                  Leri kto o veremli,po ta mbajti suma zvoglo numrin e dhjeputeteve se na ropet dhe na cat trapin

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lavdosh

                    po kopjojne Trumpin dhe Muskun, per te prishur eshte kollaj. Problemi eshte per te rregulluar dhe permiresuart eshte gje tjerer

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      Me vjen keq o gone por paske ikur per lesh arapi.Sic duket avash avash meqenese vete te vjen zore te mbyllesh partine tende ate kerkon ta mbyllesh nepermjet zjedhjeve.Gje e bukur kjo.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Me prokurë të posaçme

                        Shehaj ka të drejtë. Le të bëhet një investigim i thjeshtë pa ndonjë kosto, dhe do shihet se në pikat e shërbimit ndaj klientit, sidomos në Tiranë, ka nga 3-4 gra e vajza që gjithë ditën thyejnë gishtat.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Proletari

                          Mire do te ishte qe ky kryetari vockel , te mos merret me punonjsit e UKT , pasi bejne ndonje pune , po te propozoje shkurtimin e te pakten i 40 paraziteve te kuvendit . Ky veprim do te ishte me efektiv per buxhetin e shtetit . 100 prej tyre do te ishin te mjaftueshem per kete vend . Gonia te propozoje gjithashtu edhe shkurtimin e gjithe benefiteve qe perfitojne , pasi jane bere si ata agallaret e feudalizmit me kale e sejmene nga pas. Po ai perfaqson ate klase (bejleret e dikurshem ), prandaj nuk i vjen mire te denoje seren qe perfaqson .

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Kam shume interes per çdo ide qe na pakson harxhimet ne shtet e qe paguhen nga taksat tona. Kemi nje administrate te fryre te kushtueshme e jo rentabel

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Maro

                              Shehaj po ben garage...ne zirltali ka dhe sportele dhe online. Per nje gje ke te drejte so ka mundesi administrata 2 fishnet kur sherbimet online jane 10 Fishuar kete nuk e kuptoj dot.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje