Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për festën e Pashkës, duke theksuar mesazhin e shpresës, dashurisë dhe triumfit të së mirës mbi të keqen.
Në urimin e tij, Kreu i Shtetit e cilëson Pashkën si një simbol të dritës që mposht errësirën dhe të jetës si forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin.
Ai nënvizoi se kjo festë e shenjtë rikujton se Zoti nuk i braktis kurrë besimtarët dhe se dashuria hyjnore është më e fortë se çdo sfidë, duke uruar që kjo ditë të sjellë paqe, gëzim dhe bekime në çdo familje.
“Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja. Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.
Po o president , ngopuni me lugen e zbrazur ju duke i hedhur trute e GOMRIT ketij populli qe i ka provuar te gjtha mbi kuriz , qe nga fete e deri ke partite , qe nuk jane gje tjeter vec opium per popullin , persa kohe ju te gezoni pushtet dhe skeni te ngopur , si shushunjat qe pijne gjakun e fakir fukarajit me lemoshat qe hidhni ???? Ju dhjefsha me gjithe PASHKE apo BAJRAM si dhe Novrus ??? Te hengert mortja per ate urim ne vend qe te thuash , FEJA e Shqipetarit eshte SHQIPTARIA te tjerat jane per te percare njerzimin ???? Mos besoni o Popull me sy mbyllur keta maskarenje qe predikojne ?