Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo tha se në kohën e Ramiz Alisë janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme që ai të takohej me ndërkombëtarët.
Milo tregoi gjithashtu se për “t’i bërë qejfin” Ramizë Alisë, amerikanët i siguruan atij një takim me presidentin Bush. Në këtë takim ai ka zbuluar se pati pak fjalë dhe një shtrëngim duarsh mes Ramiz Alisë dhe presidentit Bush në korridoret e Asamblesë.
“U bën përpjekje në atë kohë që Ramiz Alia të takonte sa më shumë autoritete të huaja. madje u bën përpjekje të takonte edhe ndonjë përfaqësues të nivelit të lartë amerikan.
Parimisht ne kishim rënë dakord për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Ramiz Alia dhe qeveria shqiptare e asaj kohe bën çmos që të mund të vendoseshin marrëdhënie diplomatike me shtetet e bashkuara të Amerikës para se të shkonte Ramiz Alian në OKB. Nuk ia dolën. Ai bëri takime me Turgut Ozalin dhe me shef Arnazen.
Amerikanët për t’i bërë qejfin Ramiz Alisë e takuan me presidentin Xhorxh W Bush në korridoret e Asamblesë. E ka takuar, i ka dhënë dorën, kanë shkëmbyer pak fjalë dhe janë ndarë. Kaq", tha ai.
Ku eshte lajmi ketu ? Keto i ka thene vete Ramiz Alia ne interviste ne tv.
Po kot sa për të mbushur gazeten me lajme pa asnje rendesi
Ore rregullojeni ate shef Arnazen se late nam, eshte Shevardnadze, ministri i jashtem i BS.
Paskali qenka gjalle. Urraaaa.
Z Paskal,fol per ceshtjet e dites ,lere rehat Ramizin ku eshte .Si Dipllomat dhe Historian na jep mendim per Ramen dhe perplasien me ambasadorin Ruse ne K e Sigurimit.fol dhe per idiotin e diteve te sotme Mender pianecin me syze,Ylli rakipin.Nezhdo prononcim tuaji DUAM mencuri,qendro ne lartesin qe te TAKON.Leri te lehin tritanet p vasilet ,pse jo dhe harxhet.RESPEKT z PASKAL.
Kuptimi eshte i thjesht. Presidenti Ramiz Alia nuk pati dot mundesi dhe nuk pranuan te kishte takime te niveliit te larte, kurse sot Edi Rama u ngjit ne majen me te larte te politikes boterore ku po drejton KS te OKB-e me dinjitet e me profesonalizem. Plus qe ka takuar personalitete te larta ne Washington dhe ne Evrope.