Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve, pasi është nën hetim nga SPAK.
Nënkryetarja demokrate e ligjeve Dhurata Çupi tha se ky komision nuk mund të zvarritet nga prangat e Veliajt.
"Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa.
Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme. Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve. Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.
Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt.
Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen", tha ajo.
Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK.
PS ti dale per zot njerezve te vet ashtu si sali kerma ben per te tijte. Gozhda del me gozhde. Rama beri gafen historike qe ktheu ne politike saliun duke bere marrveshje politike per hir te "demokracise dhe integrimit" sepse ashtu e do BE-ja. E pavretete, BE edhte me popullin. Rama duhet te perballet cdo jave ne debat televiziv tek vetem RTSh me moderator asnjanes. Rama ka popullin pas, ai vetem te diskreditoje Saliun me tej si vrases, si hajdut, si kriminel antishqiptar. Ti perserise keto perdite. Cfardo te thote Saliu, asnje replike ga Rama, vetem ta quaje direkt vrases ne 21 jana, ne Gerdec dhe 1997. Vetem kaq mjafton te mbaje gjalle memorien e popullit deri ne 11 maj. Dhe, qershia mbi torte, te nxjerre ndonje dokument te Udbes ku del spiun serb Saliu. Vicici ja ka borxh shqiptareve (jo dardaneve) kaq pak. Rama duhet ta ndryshoje komplet menyren e fushates per 11 majin. Sukseset populli i sheh perdite e nuk mund ti harroje. Populli don qe ti kujtosh perdite bemat dhe gjemat e sali nongrates. Nuk ke cfare ben zoti Rama, duhet te perdoresh fjalorin e ndyre te saliut, edhe genje sa here ai genjen. Populli don te zhduke berishizmin, ti mund ta besh kete, mos pyet cthote e mendon bota por bej cduan shqiptaret, pra me cdo mjet paqesor te likujdosh perfundimisht berishizmin famekeq.
Kush vjedh quiet hajdut e duhet ndeshkuar. Ndryshe ç'kuptim ka? Ramuti ka rën dakort me salimutajn që mos të ndeshkohen ndër veti. Ndaj dhe e zbrit nga kati 8 që tju trembi juve , fukarenj në mendim