
PD duket se ka ndërruar objektiv.
Nëse këto ditë thanë se protestën e 11 janarit, e thirrën për Edi Ramën, në fillim të protestës u tha e kundërta.
Belind Këlliçi, që doli i pari në tribunë, tha se në fillim do të largojnë Erion Veliajn më 14 maj, pastaj Edi Ramën.
Pra as këtë protestë nuk do e rrëzojnë Edi Ramën, ndryshe nga sa kishin premtuar, por do presin edhe ca kohë, se fillimisht thonë që do përzënë Erion Veliajn nga pushteti.
“Tirana na ka mbledhur të gjithëve. Na ka bashkuar për të ndëshkuar padrejtësitë që i bëhen vendit nga kjo godinë këtu. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave. Miliarda euro që i janë marrë qytetarëve. Para që i jepen agjentëve të huaj për të lënë vendin pa opozitë. Përse paguajnë këta për të eliminuar opozitën kur e konsiderojnë veten të pathyeshëm. Paguajnë se kanë frikë. Përse zhvillojnë takime sekrete dhe pse fshihen. Janë të vetëdishëm që këtë radhë kanë shkelur në kallo, Kush e ka parë kryeministrin. Ku është ky vipi që del përditë në televizor. Ku është zari i tij në bashki.
A e patë trafikun e Tiranës, batërdinë me kulla që është bërë në sheshin Skënderbej. A e shihni dot sahatin e Tiranës. E zhduku me një firmë që hodhi. Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet po mundohet të na hedhë hi syve me një koncert. Keni ardhur në kryeqytetin e vetëm në Europë ku në qendrën e saj mbillen shkurre dhe jo lule. Në urgjencë mund të shkosh më shpejt me një betoniere se me një autoambulancë. Kam shumë për të thënë dhe nuk flas vetëm si Belind. Këto janë fjalët tuaja. Më vjen turp që duhet të premtoj sërish ujë të pijshëm në një kryeqytet që ka më shumë depozita në pallate se depozita në bankë. Kryeministri duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta.
Të dy së bashku, Edi Rama dhe zari i tij e kanë drejtuar Tiranën për 19 vite dhe kjo masakër urbane është produkt i tyre. Nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar. Vetëm vota mund të bëjë drejtësi. Protesta më e madhe do të jetë për të larguar Erion Veliajn, dhe pastaj Edi Ramën. Nëse nuk e ka moralin të japë dorëheqjen kemi detyrën e thjeshtë ta heqim më 14 maj me votë. Le ta kthejmë Tiranën në kryeqytetin europian të protestave”, deklaroi Këlliçi.
o Kulish Kellici:Kujt i dilin "Zot ju"??Me slloganin tuaj??Shkelzen Berishes,Sali Berishes??He kujte tjeter??Ik dhe Qihuni BASTRADE te KORRUPTUAR,Hajduter dhe Vrases..ju nuk keni Moral te dilnin Faqe Popullit dhe kerkoni ti dilin Zote dikujte..ju nuk jeni zot i vetes tuaj..por nje Marjonet e Plakut te rrjedhur Sali Berisha..lol
Hiqni veten njehere se nuk ju do asnje
Rames ti vini anash ju
e mire njehere ate qe do ti ihere ate qe do saliu , super
PUNE JEVGJISH DOMETHENE.....
PUNE JEVGJISH DOMETHENE.....
PUNE JEVGJISH DOMETHENE.....
Po po per te ik ka rama se ngrihen nje tuf budallenjsh
Na prisni se do ikin ata prej jush
Sja dalin dot me Ramen e mendojn se heqin Erionin,po keto jane te bashkuar o budallenj jo si ju te percare
Kto sdine ku kane koken te shkretet ,me vjen shum keq per to
Po do vendosim delet e saliut qe ta kthej prap vendin ne mesjet
Po erdhet ju ne pushtet vendi do perfshihet nga kaosi dhe sanksionet
Qe na mbiu Ed Zdapi edhe Lali Derri kete e dime, po se ca taksirati kemi qe ti nxjerrim te dy ne pesion pas 2050 kete nuk e di, edhe kjo fale jush palloshve qejeni ne opozite
a mire vazhdo xaxo jepi drejtim
Do i rruni lesht njehere erjonit pastaj rames?
hahahhah si Haxhi pishmani
O belind kërriçi në 14 Maj ti do marrësh pushtet atë të Noc Rrokut nga Viçidoli.Je i humbur kot e ke.