PD reagon per sulmin ndaj Bushatit:"Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!"

26 Mars 2022, 13:09Politika TEMA

 

PD reagon per sulmin ndaj Bushatit:"Kush mendon se mund të
Partia Demokratike dënoi sot me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.
"Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.
Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.
Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!", thuhet ne deklaraten e PD.

Xhemal Bushati ishte ne gare me 6 mars ne emer te PD, perballe Bardh Spahis mbeshtetur nga Berisha Meta dhe Nard Ndoka. Sulmi me tritol ndaj prones se tij ku dhe banon eshte shenje e tensionit poltik ne qytet.

3 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    Pse thua bashkpunimi qeveris me krimin,dhe jo bashkpunim i saliut me krimin,nuk ta mban sumcja.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bredhi

      Brenda ish familjes tuaj kerkoheni.Plaku Mère ka pervoje per keto veprime.Ju duhet t'ju kujtohet dhe besoj se e dini si i hidhte shtyllat e tensionit te larte.Aty e kini felliqesire. I pafshi hajrin.Ju duhet te bashkpunoni me policin dhe drejtesine se i dini personat qe merreni me punet e plakut Mère.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        PD ta kerkoje autorin e shperthimeve te 25 marsit 2022 ne Shkoder, tek agjentura serbo-ruse qe po hedh ne ere godinen e saj ne Tirane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje