PD shpalli bojkotin e seancës së nesërme, reagon Balla: Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën Shqipërisë

16 Mars 2026, 19:01Politika TEMA
PD shpalli bojkotin e seancës së nesërme, reagon Balla: Kushdo

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare ditën e nesërme.

Sipas Ballës, nesër do të votohet projekt-rezoluta që Irani të shpallet shtet terrorist, e cila është urgjente.

“Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, i drejtohet Balla opozitës.

“Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni. Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, u shpreh Balla.

12 Komente

  1. D
    Durrsaku

    Ne ate parti jane mbledhur ata qe nuk e duan vendin dhe veprojne kunder kete e vertetojne dhe qendrimet ndaj luftes ne Kosove ne 99 ishin kunder nderhyrjes se NATO-s kunder marrveshje se Rrambujese

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Ti ia do te miren Shqiperise, mor koke-qoshe-qoshe??? Cilat vende ne Europe kane hartuar rezoluta te tilla per Iranin, pervec shtetit terrorist te Izraelit, qe ka per kryeminister nje te akuzuar per krime lufte, krime kunder njerezimit dhe genocid nga gjykata nderkombetare??? Kjo palo-rezil-lute i konvenon vetem Edvinit per hesapet e tij krejt private! Per t'i shpetuar ndeshkimit penal! Edvini dhe qeveria e tij me frymezim zionist ka interes meskin per kete rezolute! Jo Shqiperia, jo shteti shqiptar, jo shqiptaret!!! Edvini i perket klubit te Epstein!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lajm i mire ......

        Pritet qe te reagoje ashper Gjermania per bojkotin e neserm te PD ne Kuvend! Ambasadori po konsultohet me Spakun se si ta shprehe kete reagim gjerman, pa merzitur Saliun.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Duhet te kuptojme, se kur u sulmua edhe heren e pare Shqiperia nga ana kibneterike nga Irani, PD bashke me kermen Sali jo vetem u gezuan, por ishin edhe bashkepuntor me ta per te demtuar Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roja

            Z.Balla, Mos beni deklarata kunder Iranit! Jini me dipllomate, mos merrni flamurin te paret! S do ju mbroje Nato ne cdo kohe Europa nuk po prononcohet ,c kini ju qe krruheni kot? Kemi 3000 opozitare iranian ketu. Me te qete,ne jemi fundi i kavallit. Nuk i behet qejfi Amerikes gjithmone.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frashër

              Pd parti islamike molovë

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roja

                Berlini dhe Londra kunder Natos. Degjoni ju zoti Balla?Ne jemi te varfer ,po jo kaq fare inferior ju? Jo cdo gje e ben mire Amerika me kete drejtues.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roja

                  Dergoni po jua mbajti anije ne Hormuz,se kemi shume anije luftarake!! Dhe dhi e zgjebosur ne dhe bishtin perpjete Aman,i lini keto deklarime per t'u dukur! Shikoni naften qe diten e pare te sulmit u rrit! Shume po nai ngrini nervat!

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala

                    Roja, dy here je prononcuar, qenke i shqetesuar shume. Po na plasi neve se çfare thote Evropa, ajo keshtu ka qene gjithmone, mos kemi pare ndonjehere te mire nga Evropa ne historine e vendit tone?! Dhe s'kemi per te pare se ajo na coptoi dhe ajo kerkon te na sundoje perseri me ca ambasador me keq se ata te çpejsmit

                    Përgjigjjuni
                  2. p
                    poshte komunizmi

                    kane marre urdher nga sllao-kommunistat, pa Ameriken ne nuk do te egzistonim fare si shtet o ju evropian te medhenj te mesiperm

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymi Tutit

                      Shqiperia ben mire qe e ben ate deklarate por kjo nuk mjafton pavaresishte se jemi ne NATO per faktin se vendi yne eshte i vogel dhe nuk bejme pjese ne BE. Sidoqofte Amerika me sa duket e ka marre vendimin per te dale nga NATO dhe kjo nuk i sherben as Shqiperise dhe as Evropes. Hapi tjeter Amerika del nga G20, G7 dhe terhiqet nga Kombet e Bashkuara.

                      Përgjigjjuni
                      1. @
                        @.

                        Kush beson që kete rezolute e ka kerkuar PS tregon që nuk jeton me realitetin. Harruat Ambasadoren Amerikane ne Greqi. Viziten urgjente te saj??.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje