“Pendohet” deputeti i Shkodrës: Platforma e Alibeajt, krijon ngërçe

17 Prill 2022, 19:15Politika TEMA

“Pendohet” deputeti i Shkodrës: Platforma e Alibeajt, krijon

 

Deputeti Zef Hila i është bashkuar Xhelal Mziut dhe Greta Bardelit, duke u penduar për firmën pro platformës  së bashkimit të PD-së, të prezantuar nga kreu i Grupit APrlamentarm Enkelejd Alibeaj.

Me një postim në Favebook, Hila thotë se kjo platformë krijon ngërçe që do të thellonin dhe më tej përçarjen e demokratëve. Ai i është bashkuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në thirrjen për të shfuqizuar çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar.  

Po ashtu ai deklaron se mbështet edhe zgjedhjet që po zhvillon Rithemelimi për kryetarët e degëve të PD, teksa shkruan se vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e PD dhe se të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme.

"Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës. Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”,  të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.

2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve", shkruan Hila.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj propozoi një platformë me 6 piuka për zgjidhjen e krizës brenda PD. Alibeaj deklaroi se arriti që të siguronte 31 firma deputetësh që përkrahin planin, mes tyre edhe Lulzim Basha, por tashmë kësaj liste i kanë mbetur vetëm 29 emra. Ky propozim u refuzua në bllok nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka doli nga selia blu në deklaratë duke i kujtuar kreut të grupit parlamentar se nuk pranojnë bllokimin e votës së demokratëve dhe se koha e pengjeve ka marrë fund.

Emrat e deputetëve që e sipas Alibeaj mbështesin platformën për bashkim

1. AGRON GJEKMARKAJ 
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU 
5. BLEDJON NALLBATI 
6. DASHNOR SULA 
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA 
14. FLUTURA AÇKA 
15. GAZMENT BARDHI 
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI 
19. JORIDA TABAKU 
20. KASTRIOT PIROLI
21. KRESHNIK ÇOLLAKU 
22. LEFTER GËSHTENJA 
23. LINDITA METALIAJ 
24. LULZIM BASHAB
25. MERITA BAKIU
26. ORJOLA PAMPURI 
27. RAMADAN LIKAJ
28. SAIMIR KORRESHI 
29. SELADIN JAKUPLLARI
30. ZEF HILA
31. ZHENI GJERGJI
32. XHELAL MZIU

Deputetët që nuk e kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin

1.SALI BERISHA
2.ALBANA VOKSHI
3.AGRON SHEHAJ
4.BELIND KËLLIÇI
5.BUJAR LESKAJ
6.EDMOND SPAHO
7.EDI PALOKA
8.ELDA HOTI
9.FLAMUR NOKA
10.LUAN BAÇI
11.ISUF ÇELAJ
12.TRITAN SHEHU
13.LUÇIANO BOÇI
14.OERD BYLYKBASHI
15.SORINA KOTI
16.TOMOR ALIZOTI
17.ERVIN SALIANJI
18.GRIDA DUMA
19.INA ZHUPA
20.KASËM MAHMUTAJ

6 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale,  Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.  Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

18 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Me ne fund foli edhe Zef Pordha , shpetuam

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Vec me ken Shkodran, te tana i ban.

      Përgjigjjuni
    2. l
      lenci bira

      Zef mire ke bere qe u largove tani bashkoju grupit terroristave te kryesuar nga salih bin laden Eh mor zef per nga forma qe ke marre boll friken ta kam se po te zevendesojne ate karrike qe vetem e pjerdh

      Përgjigjjuni
      1. s
        seferi

        Mendo cfare nevojtoresh kerkojne te drejtojne shqiperine,Nje shikim te shtrember i ben gerxhua plak dhe ata i mbushin breket,Jane turpi yne butake te neveritshem

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Imagjino ! Keto sdine ku jane vete dhe pretendojne te drejtojne vendin !@!@

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vleshte thote Xhozi

            Zed po Berisha eshte Non grata familjarishte. DSh nuk do ta perkrah PD me njongraten dhe mbeshtetesit e tij ne perberje. Edhe ti o Zed e hanger kallamoqin?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodran prej Puke

              Po ky eshte Zef Hila qe nuk ka lane gja pa vjedhe sa ishte Kryetar i komunes Bushat dhe i Bashkise Vaudejes; vetem 4 ujesjellesa te pa bame me 1 miliard leke vjedhje.Vetem shpija qe ka ne Shkoder i kushton 1 milion euro...... Nuk u ngi me keto e te tjera vjedhje Lulushi shkoj dhe e bani edhe deputet, me nje gram shkolle, ishkapterr, por mjeshter i vjedhjes se fondeve publike dhe "grumbullues votash " i jashtezakonshem,por po ja sheh hajrin edhe vete Lulushi.... Shkatrrojeni Partine demokratike ne rrugetimin e vet per Janine , me kete bolitikan si e ardhmja e politikes se djathte.......

              Përgjigjjuni
              1. n
                nord.al

                Ne Shkoser ketij i thone "tel i perdredhun".

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Barbullushi 2000

                  O z.Zef,unë qe po te shkruaj,te njohin nga afër,dhe me thane te drejten,pavarësisht bindjeve tua,te kam mbajt per serioz dhe te merrem,po se je kaq budalla dhe legen,e kisha te vështire ta besoja,po merret njeri me nje Sociopat si Sali plehu,nje njeri I degraduar dhe i diskretituar,nje terrorist i damkosur nga SH.B.A,qe e ka humburr,si Luli simiten,qofsh ti,qe je

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    O Zef Hileqari,ne ato qe tha Alibeaj nuk ka as "ngreç" e as perkeqesim,por eshte yshtja qe te ka bere Saliu ty.Rruge e mbar te qoft shko te Saliu dhe lutju si ne xhami,ngri bythen perpjet dhe mbaje drejte.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      alphade

                      Dava shkodranesh , dry me pre, te vetmit inkonforme me cdo regjim, me perjashtim te muzikes serbe dhe psalmeve te Vatikanit sipas orientimit te “Partive Kla- sike …..! Ky koke katrori, shikoje surratin dhe s’ka ne- voje ta vrasesh shume mendjen se ne c’kategori antro- pomorfeeh futet ! Ngryset demokrat I Alibeajt dhe gdhi- het puro salist 24 karatssh …….B. Q…..!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Balo

                        O bythsim shkodret!

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fuati

                          Ky eshte nje gomar i madh shpellar, ti shkosh mbrapa nje anti SHBA eshte nje turp i madh por gomaret nuk kane turp.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fjala

                            Per mua te gjithe ata deputete qe nuk kane mbeshtetur platformen e Alibeajt ( çfare platforme eshte dhe ajo, por dua te çfaq ndarjen kriminale te tyre qe e kane bere vete) jane te gjithe me paçavuret e shtreses tokes shqiptare dhe s'duhet te egzistojne nga Konispoli deri ne Vermosh. Bile sikur te dilte dhe ndonje ligj per "internimin" e tyre deri sa te krijohet ndonje SPAK i vertete jo ky AS-PAK-u qe eshte sot dhe duhen djegur.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zeko Kallami

                              O miiiiiilet! Kur te bashkoheni na beni me dije!

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                ce

                                o Zef hunderri , po sa shpejt e drodhe, o ti jarebi mos e bofsh piken e hajrit dhe i shofsh prapa Klevis krricit te faros.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  arqile

                                  Ah o SPAK qe nuk vepron.Damblla te rente o Kraja qe te zgjodhi sala.Ne djall vafsh

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhota

                                    Ku ka besë ky hila, burr ma të nym nuk i ban dy. Ky she vllaun e tij për interresat e tija. Të tan ita burra të nyt bajnë allishvarishe në kurriz të tanve. Nuk po ja man bytha me kundershtue berishën, por veç tuezën e vet ka me pa, se nuk po shquhet si i ditun, vetëm se po hiqet si i petsukutum e po don me ken si gjeli maj plehut.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje