Përplasja “Beqaj-Zhupa” shkakton debat në Kuvend - Gaz Bardhi: I paraburgosuri lëvizte i lirë duke kërcënuar deputetët, kishim frikë

14 Nëntor 2024, 10:32Politika TEMA
Përplasja “Beqaj-Zhupa” shkakton debat në Kuvend - Gaz

Përplasja në Komisionin Hetimor të Sterilizmit mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa u zhvendos në Parlament këtë të enjte.

Bardhi: E morët për kryeministrin, kur Noka tha hajduti dy metrosh. Nuk e kishte për kryeministrin por për Beqajn, ti duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person i paraburgosur, që ruhet sipas një ligji të posaçëm, dje lëvizte i lirë në ambientet e kryesisë.

Spiropali: Nuk mund të përdoret ky mikrofon dhe foltore për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt, s’mund ta përdorni si armë këtë mikrofon. Për personalitetet e  këtij vendi ka parashikime rregullorja.

Bardhi: Ai u fut në sallën e mbledhjes dhe guxonte i pashqetësuar as nga policia dhe as nga Garda për të ruajtur integritetin fizik të deputetëve, duhej të kishit qëndrim për këtë dhe jo për etikën e komunikimit tonë për një person që është kapur dy herë duke vjedhur.

Spiropali: Kërkesa që ka ardhur te unë për shtyjjen e afatit të komisionit hetimor i është paraqitur Konferencës së Kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte vendim të ndërmjetëm të Komisionit. Pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur, por për hir të debatit e paraqita dhe anëtarët tuaj në konferencë kanë marrë pjesë në debat dhe është vendosur të mos shtyhet. Ai komision është shtyrë dy herë që të bëjë detyrën, por jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.

4 Komente

  1. L
    Lili

    Ore kush paguan keto shpenzime pre zgjatjen pa fund te ketij komisioni te kote per nje ceshtje qe SPAK ka arrestuar petsonat pergjegjes.Po te gjithe keta deputete majtas e djathtas marrin pagese shtese goxha te mire dhe thone pastaj s'ka para per rritjen e pensioneve.Mbylleni nje ore e me pare se ky popull nuk eshte budalla e kupton qe eshte kot per te shtyre kohen e te perfitoni para shtese se nuk ju mjafton rroga 5 milion ne muaj qe marrin.Jemi te indinjaur nga keto komisione kot.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaz , mos i jep shumë gaz !

      Gaz , kujdes me akuzat dhe deklaratat , e provove me BABIN e ZENIT dhe me NULIN , po nashti je ulur në PREHËRIN e tyre që me sa duket , po t’ë SHIJON !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha Kavajes konservatore

        Bardha ty do te dergojme te burgu grave. Nuk shpetone dot. Jo vêtem ke qene organizator i grupeve naziste po ke qene pjesmares ne vrasjen ne Elbasan

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeli

          Bardhishka mos u temb se beqiri nuk i pelqen bytheshkerdhyerit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje