U paraqit në SPAK para disa muajsh, Pjerin Ndreu: S’kam asnjë dilemë për të shkuar, u thirra për një problematikë

14 Nëntor 2024, 09:34Politika TEMA
U paraqit në SPAK para disa muajsh, Pjerin Ndreu: S’kam asnjë

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se nuk ka asnjë dilemë për të shkuar në SPAK.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, duke folur për paraqitjen e tij në SPAK disa muaj më parë, ai tha se u thirr për të dhënë sqarime për një problematikë, që sipas të cilit, nuk ka asnjë pasojë.

“Ka një çudi të madhe se puna e SPAK është bërë si koronavirusi. Kur koronavirusi i binte dikujt të gjithë thoshin vdiq, tani kush hyn të dera e SPAK të gjithë thonë kështu.

Shyqyr që erdhi dita që ne të shkojmë të drejtësia në rrjesht dhe të shkosh te SPAK nuk është një gjëmë e madhe.

SPAK do të na thërrasë shumë herë për të sqaruar kallëzime, paqartësi, dyshime të ndryshme në veprimtarinë tonë publike në ushtrimin e detyrës.

Unë s’kam asnjë lloj dileme për të shkuar në SPAK sa herë të më kërkojë. Më kanë thirrur për të sqaruar një problematikë që për mua nuk ka asnjë pasojë.

Ata janë në shqyrtim e sipër dhe le ta shohim se si do të shkojë. Për mua ka zero pasoja. Pozitive është që nuk kemi më statusin e të paprekshmit", u shpreh kryebashkiaku i Lezhës.

 

2 Komente

  1. N
    Nua rroku vellai i Noc rrokut

    Je nje cike hajdut ti shoku Pjerin, ndoshta me vone fillon dhe behet dosja e plote

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toke e perdhosur

      Nusja e djalit të Pjerin Ndreut që është dhe vajza e mashtruesit të pronave Petrit Pëllumbash ka grabitur një tokë 3400m në ujë të ftohtë. Pronat e vërtetë të tokës janë Konomajt e ujit të ftohtë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje