Përplasja me armë në PD-në e Laçit, Luan Baçi: Në shumë raste, baza pa logjistikë, zyra dhe dokumentacionin e duhur

29 Nëntor 2022, 20:03Politika TEMA

Përplasja me armë në PD-në e Laçit, Luan Baçi:

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka nxjerrë në pah problematikën që po ndodh në bazën e PD-së për primaret kur i referohet incidentit të Laçit, edhe pse rast i shkëputur sipas tij.

 “Është shqetësuese, por çdo gjë e mirë ka edhe një të keqe. Primaret ishin risi dhe e kam mbështetur shumë fare. Është një nga zgjedhjet më të mira që ka bërë PD, në kushtet aktuale ku jemi. Rasti i Kurbinit është rast i veçantë, i shkëputur, tejet i rrallë.

Është e pakonceptueshme, e papranueshme, por gjithmonë duhet të kemi parasysh një gjë të gjithë, duke e zbritur pushtetin në bazë, te anëtarësia, duke qenë në shumë raste pa logjistikën e duhur, pa zyra, pa dokumentacionin e saktë, ka edhe problematika të tilla.

Zotëria ka bërë një akt të papranueshëm duke mos pasur kushtet logjistike, mbaroi afati, s’ka pasur mundësi për t’i hedhur në sistem. Patjetër duhet të shoqërohet me një reagim të PD. Kjo duhet të shërbejë për të gjitha degët e tjera të PD, pasi në çdo degë ka mospërputhje afatesh, është normale në një proces zgjedhor, aq më tepër në një proces ku ka shumë kërkesa dhe emocion. Unë shikoj edhe të mirën, që ka një vrull njerëzish të spikatur që duan të garojnë nën siglën e PD” ka thënë Baçi.

Një debat gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike në Kurbin, ka degraduar deri në përdorimin e armës mbrëmjen e të hënës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, ku pas një konflikti mes nënkryetarit të PD, Kastriot Marku dhe kandidatit për primare të Kurbinit, Van Rica situata ka precipituar.

Ka qenë pikërisht 53-vjeçari Rica, i cili ka qëlluar me armë zjarri në korridoret e degës së PD në Laç, dhe më pas është larguar. Pas disa orësh në arrati, autori i dyshuar ka rënë në prangat e policisë.

Sipas burimeve paraprake, shkak i konfliktit ishte kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve që merrnin pjesë në votime.

11 Komente

  1. F
    Fieri

    Luan ha mut ha me arme behen primaret.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vleshte

      Qy L. BACI se me duket! Tip sfungjeri!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Parti kriminelash me terorist ne krye

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Parti kriminelash me terorist ne krye

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Parti kriminelash me terorist ne krye

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Parti kriminelash me terorist ne krye

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Parti kriminelash me terorist ne krye

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Parti kriminelash me terorist ne krye

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Parti kriminelash me terorist ne krye

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      1

                      Parti kriminelash me terorist ne krye

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuk kane zyra ku shkuan rublat Ruse?

                        Per çfare i doni zyrat ju keni armet vrisni njeri tjetrin ju jeni grupacion i dale nga shpella grupacion non grata grupacion rrugaçesh te paguar nga rublat Ruse per destabilizim

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje