Ditët e fundit, në rrethin e gazetarëve shqiptarë, po bëhet një gurgule për një komunikim që gazetarja Ola Xama ka pasur me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me një shkrim të publikuar prej saj në portalin reporter.al te rrjetit BIRN për hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Pas kësaj, mediat, por fatkeqësisht edhe organizatat europiane të gazetarëve, që shpejtuan të reagojnë për këtë komunikim pa u munduar të mësojnë që në fillim se si qëndronte e vërteta, nuk u morën fare me pasaktësitë e rënda të shkrimit të gazetares Ola Xama (e cila, sipas një sqarimi të Bashkisë së Tiranës, dukej se ngatërronte qëllimisht një studim të IFC të vitit 2012, për t’i faturuar me porosi akuzën e nismëtarit të inceneratorit të Tiranës, Veliajt), por e kaluan ngjarjen në një akuzë direkte se Veliaj po sulmonte lirinë e medias në Shqipëri.
Dje, në një konferencë për shtyp, doli Sali Berisha (ish- presidenti dhe ish- kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.
Berisha tha dje për shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe: […për lidhjet e mia me Damir Fazlliç për të cilin sipas Home Office unë kam ndërhyrë, kur për atë kanë dalë prova inkriminuese, burimet janë BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al, të super-spekullantit Xhorxh Soros].
Pra, për Berishën, këto media spekullojnë me lajmet që nxjerrin, duke vënë seriozisht në dyshim vërtetësinë e lajmeve të tyre. Dhe pasi sulmoi dje BIRN për hallin e tij, sot në një konferëncë tjetër për shtyp, përdori pasaktësitë e provuara të gazetares Ola Xama për të sulmuar Ramën dhe Veliaj për inceneratorët.
Tani disa pyetje që meritojnë përgjigje:
A është ky një sulm i hapur që i bëhet medias së lirë në Shqipëri?
A është sulm ndaj medias nëse quan një media spekullante?
A duhet denoncuar Sali Berisha nga Sekretari Gutierrez dhe të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias, si një politikan i lartë dhe me pushtet që po sulmon hapur median?
Dhe një pyetje e fundit:
A keni parë ndonjë reagim nga organizatat europiane që mbrojnë gazetarët dhe median, për këtë deklaratë intimiduese të Sali Berishës kundër BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al?
Pse jo?!
Nga Johana Lubonja: Botuar në DITA
Berisha është non grata nuk merret ne konsideratë. veliaj ka akuzuar gazetaren është në detyrë por e bukura këtu është se për të mbrojtur veline beni krahasime me Berishën?!
Per ndonje si puna jote qe kerkon gjurmet kur ujkun e ka para syve. Ne lidhje me Incerenatorin e Tiranes, vendimi dhe kontratat perkatese per ndertimin e ketij impianti u bene ne kohen kur ne kolltukun e kryebashkiakut te Tiranes ishte Lulushja e Bashajve. Veliaj nuk ka gisht ne kete pune, pasi ai e gjeti kete projekt te filluar. Gjejini ndonje gje tjeter Erionit, se sa per incerenatorin, ato kerkojani Bashes.
Kur me ne fund do te permendeni xhanem,qe Saliu per gjithe boten njerzore,jashte ketij vendi eshte dhe ka per te qene perjetesisht non grata,por vec jo ketu ne Arna-Mutistan, ku ky shpellar islamist -hoxhist vazhdon te sundoje me oligarket e tij te eger mesjetar dhe turmen e funderinave pa asnje lloj morali, te mbledhur rruges,te cileve duke i dhene poste dhe para vazhdon ti perdori si kobure qorre,prej me shume se tre dekada, Rama,mjaftohet dhe kenaqet me ate, qe de jure mban postiqen e kryevezirit,por edhe sikur te donte, do te deshtonte ne kete perballje me keta islamiste-hoxhiist,te eger dhe hileqar, qe vazhdojne ta mbajne fort prej koqesh dhe ta shtrydhin,kete vend te pjerdhur gjithandej,
Me bemat e saliut, doni te amnistoni sot te njejtat veprime, por ne forma te ndryshme qe ben veliaj dhe rama ndaj gazetarise dhe shoqerise?
Teme-po flitet per mashtrime te nje gazetareje ne nje artikull te saj ne BIRN. Ne boten e qyteteruar, asnje artikull kritik nuk del ne shtyp pa patur prova te sigurta, ndryshe gazeta qe e boton rrezikon gjoba miljonash per "defamation", term ky qe perdoret ne jurisprudence per raste kur cenohet reputacioni i nje individi nga lajmet e genjeshtra qe botohen ne media. Ne Shqiperi, kushdo mundet te flase si i do qejfi, duke cenuar prestigjin e nje individi dhe askush nuk denohet. Fjala e lire nuk presupozon shpifjen e lire, dhe ky eshte edhe thelbi i ketij artikulli.
Medja me rrumpalle se ne Shqiperi zor se gjen, ketu qofte nje gazetar adoleshent apo adoleshente mund te shkruaj cte doje dhe kerkush nuk i thote gje bile thone mos e prekni se eshte gazetar pavarsisht pallavrave qe shkruan duke prekur dhe jeten personale te njerezve te thjeshte.
Kryeagjente, kryekriminele dhe kryehajdute legjendare si Sali Sheqere Vuk Berisha i vine Shqiperise nje here ne 1000 vjet!