Porti i Ri i Vlorës, Rama jep detajet: Brenda gushtit instalohen 2 anije prodhuese të energjisë elektrike

29 Korrik 2022, 20:10Politika TEMA

Porti i Ri i Vlorës, Rama jep detajet: Brenda gushtit instalohen 2 anije

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave. Ndër të tjera Rma theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

“Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye për një port që më në fund e meriton këtë emër se qoftë ai që kemi atje, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet e gjithë flota e peshkimit ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vijojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve dhe blerjen e anijeve të reja. Së treti sepse do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit, së katërti se edhe për pasagjerët do të bëhet diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik në anën tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe do të sjellë zhvillim të madh ekonomik jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë industrinë.

Prej kohësh flitet për krizë të energjisë eletrike, ndaj kryeministri Edi Rama theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë. Megjithatë Rama është optimist se do të vijë momenti që Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import pasi do të jetë vetë eksportuese e energjisë elektrike.

Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mëh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji. Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive. Ajo që vlen është se do të vijë momenti që nuk do të kemi më nevojë të importojmë por të eksportojmë”, tha Rama.

11 Komente

  1. N
    Niku

    Do hame me luge floriri te gjithe, pse s'thua ti?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjovani

      Neqoftese Iliri do kethej floriririn e plackitur

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ela

        Mashtrues dilerant Rama

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deodorant

          Çfarë domethënë dilerant? ????

          Përgjigjjuni
      2. s
        spata

        Nuk kishja degjuar qe ne nje kantjer ankorohen anijet e pesjkimit te mallrave e tragetet. Lajmi me i gezueshem na qenka se ne muajn Gushte ,Porti mesjetar ,dote jete gati per ankoromin e anijeve termocentrale qe dote prodhojne energji elektrike.Ose K/M ja fut kot per kot ose artikull shkruesi nuk ka ditur te tregoje se cdo te behet ne nje Porte te mesjetes. Duke biseduar me nje ish specjalist, te Ndermarjes se Peshkimit Vlore, mesova se Porti i peshkimit ne Treport nuk mund te quhet Port.Eshte kthyer ne nje oaz per faqe te zeze qe mblidhen anijet e peshkimit qe i kane mbetur Vlores ,disa anije te kompanise Dashi i Havas ,anije truristike qe perdoren ne periudhen e veres per transport turistesh ne Gjiun e Vlores dhe disa mjete te vogla detare .Ky Port i famshem ka dhe nje problem. Nuk eshte i lundrushem pjesa e hyrjes e daljes .I mungojne bankinat e ankorimit e te qendrimit .paisjet portuale tedomozdoshme per imbarkin dhe qendrimt sigurt .Ka shume mbetje te se kaluares dhe nje ambjent teje te shpifur ku perzihen lloje lloje ererash mbeturinash .Keto nuk i pa K/M ine qe flet sikur llamba e Aladinit do beje mbrekullira .Jam i sigurt se kompanija amerikane qe do te sjelli anijet termocentral ska per te pranuar nje port te tille .Per te tjerat as behet fjale fare .

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Spata ! Behu Draper dhe Çekan.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lymi

          Papapa ...çna e bere zemrën mal me kete pllanin 15 vjeçar te Vlores o deputeti i Durresit

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ????????????????????????

            O RAM I PA AFTI IK E HA MUTE

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ma dhija

              Coja mutin sateme ti rrot cari, shprehu me mendime konkrete Jo me sharje se la edhe.... Moooootreeeeen.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Elisabeta Xhaferaj Valore

              Ca shprese per energji nga jashte te presim kur ne Gorrisht te Vlores kemi gaz me miljarda tonelata, mjafton te ndertohet rrjeti gazshperndares per te pjestuar me 50 cmimin e energjis dhe per te siguruar energji ne nje kohe rekord dhe jo per 15 vjet. Pastaj, pse te mos shfrytezohen rezervat e karburanteve dhe me ato lek te blihen nga kina per nje cop buke panelat solar, nje burim energjie i pa shtershem dhe pa ndotje ambienti.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Valon-njati

                Ke ndonjë studim ti për këto që thua, apo ashtu kot, ç'ke dëgjuar lart e poshtë ????

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje