Preç Zogaj: Masakra e 21 Janarit, vrasje shtetërore! Sali Berisha, komandanti...

22 Janar 2026, 22:40Politika TEMA
Preç Zogaj: Masakra e 21 Janarit, vrasje shtetërore! Sali Berisha,

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vrasjen e katër protestuesve në 21 Janar 2011, ngjarje ende e pazbardhur. 

Zogaj tha se SPAK po heton dhe duhet të shkojë te urdhëruesi. Ai e quaji ngjarjen, "një krim shtetëror". 

Preç Zogaj: Çdo vit përsëritet i njëjti ritual, të njëjtat fjalime, premtime, të njëjtat qarje, ankesa dhe me rradhë. E vetmja e re, dje ishte 15 vjetori i një masakre të pazbardhur. 15 vjet janë shumë. Natyrisht që ka një specifikë ky përvjetor, sepse shpresat e familjarëvë por edhe publikut të interesuar, pasi vrasjet e 21 Janarit godasin në zemër një gjë të madhe, që ka të bëjë me protestën. Ky 15 vjetor përkon me vitin, kur masakra po hetohet nga SPAK. Atje ishin drejtuar sytë dhe shpresa. Praktikisht 21 Janari është regjistruar si vepër penale për hetim nga SPAK në verën e 2024, një muaj e gjysmë më vonë, SPAK ka marrë nën administrim, pasi ka pritur rreth 13 vjet e gjysmë nëpër odisenë e gjykatave dhe prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2024 është marrë nën administrim një kasetë e dorëzuar nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika, audio-kasetë. Mendoj se një vit e gjysmë është shumë për të mos dhënë përgjigje, por nuk mund të paragjykojmë apo të vëmë afate. Sidoqoftë, dyshimet ose pakënaqësitë lidhen me faktet se është një krim që ka lindur i zbardhur, nuk është një krim i sofistikuar.
Historia e masakrës së 21 Janarit, është shkruar nga kufomat, duket si makabre, por është e vërtetë. Historinë e kanë shkruar kufomat në bulevard, shikoni ku janë vrarë, Ziver Veizaj, Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe janë plagosur disa të tjerë, vendosini aty dhe përfytyroni që janë aty dhe në fakt janë për sa kohë nuk ka drejtësi. Është vrasje shtetërore, janë pushkatuar, nuk janë brenda perimetrit.

Ylli Rakipi: Duket sikur i biem rreth e rrotull. Sigurisht është krim shtetëror. Ti je më i hapur nga të tjerët, por endesh këtu te rrotullimi. Interesi është të kuptojmë dhe organet e ligjit të na thonë, a ka apo jo urdhërues. A është Sali Berisha urdhërues i vrasjeve? Ka hetim për këtë? Pjesa tjetër e vrasjes pak a shumë dihen detajet. A është koha që drejtësia, se ne nuk themi dot e vrau filani, por duhet drejtësia ta bëjë këtë punë, jo ti bjerë nga Kina, siç ndodh me shumë gjëra.

Preç Zogaj: Kam shkruar për këtë që të nesërmen e vrasjeve, një artikull me titull “vrasje politike me paramendim dhe prapamendim”. Kam shkruar edhe një pjesë libri. Padyshim që është dhënë urdhër, sepse nuk ka kuptim tjetër, të qëllohet kundër turmës, kur demonstrata po shpërndahet. Ajo është vetëm me urdhër politikë për të dhënë mesazh politik “provojeni edhe njëherë”, të bëhet mësim për të gjithë.
Pra, SPAK ka shumë për të hetuar këtu, sepse është bërë sikur ka sofistikim, ka disa elementë që janë vepra penale në dritë të diellit, por nuk janë kualifikuar sit ë tilla, ato nuk kanë nevojë as për hetim. Përshembhull refuzimi i zbatimit të urdhrave të prokurores së përgjithshme, është vepër penale. Prishja e skenës së krimit është verifikuar nga një hetim që ka bërë FBI.
Ato janë penguar nga Sali Berisha, kryeministri i vendit. Berisha është ndodhur në vendin ku kanë ndodhur vrasjet, është i pranishëm, është komandati nga pikëpamja e postit që mbante.