"Rama e Berisha u zunë për Trump", deputeti Muçi: Servila, nuk analizuan pasojat e Bordit të Paqes për Shqipërinë

22 Janar 2026, 21:08Politika TEMA
"Rama e Berisha u zunë për Trump", deputeti Muçi:

I gjithë debati i sotëm në Kuvend për deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ishte një grindje servile për të treguar se kush është më i preferuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se duhet të diskutonin temat më të nxehta që kanë pasoja për vendin.

“Ndodhi në fakt një lloj debat do ishte shumë ta quaj, sepse më tepër ishte grindje se kush është i preferuari i Amerikës. Për fat të keq shqiptarët panë atë teatrin e radhës, mes dy palësh që kanë të njëjtin problem dhe të njëjtat interesa se kush t'i serviloset më shumë liderit global pa analizuar në fakt pasojat që ka për vendin e tyre”, tha deputeti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij debati politik duhet të ishte fokusuar te zhvillimet ndërkombëtare dhe pasojat e tyre për Shqipërinë, veçanërisht te tensionet mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian, tarifat e larta, çështja e Groenlandës dhe paqartësitë që këto krijojnë për aleancën euroatlantike.

“I gjithë diskursi do duhej të përqëndrohej në tematikat e nxehta të ditës që diskutohen edhe përtej vakëfit të Shqipërisë. Domethënë do të duhet të flitej për faktin që ky konflikt mes SHBA-së dhe BE-së është diçka që ka krijuar një lloj amullie në lidhje me këtë që quhet aleanca euroatlantike apo jo? Në lidhje me çështjen e Groenlandës, me çështjen e tarifave të larta dhe që një vend si Shqipëria i cili aderon për t'u integruar në Bashkimin Europian”, theksoi Muçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Muçi theksoi se Shqipëria, e cila synon integrimin në Bashkimin Europian, duhet të analizojë qëndrimet e vendeve kryesore të BE-së, si Franca, Danimarka, Norvegjia dhe Sllovenia, të cilat kanë refuzuar aderimin në Bordin i Paqes.

“Do të duhej minimalisht të dëgjonte argumentet e vendeve ndër më të rëndësishme të Bashkimit Europian si Franca, Norvegjia, Danimarka edhe Sllovenia që të cilat e refuzuan, por të dëgjonte dhe argumentet e shumë prej vendeve të tjera, pra të gjitha vendeve të tjera, të cilat ende nuk kanë mbajtur një qëndrim në lidhje me aderimin në këtë që quhet bordi i paqes, edhe sepse vë në dyshim si të thuash vazhdimësinë e organizatës së kombeve të bashkuara, ligjshmërinë e saj, themeluar që në vitin 1945 dhe këtu duhet të përmbahet diskursi, debati i sotëm në kuvend”.

8 Komente

  1. R
    Rama kryeministēr i 140 deputetēve nē mandatin e t

    Vēndi po bēn njē gabim politik me Kryeministrin qē anoncoj se do glasi nē Kneset tē hēnēn duke ditur qē vēndit i intereson tē flasi nē Bundestag.Israeli ka kapitulluar si nē ekonomi, po dhe nē armatim.Siq dihet prishi njē marrveshje armēsh me Spanjēn, ku shum shtete nuk duan shtetin hebre nē eurovision apo futboll nē kontinentin evropian.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Levizja Bashke

      qan hallet e Shqiperise nga rreziku Amerikan. Sa ndyresi !!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loje e bukur e Rames

        Haaa ky eshte bolshevik . Te degjonte Francen thote ......ky eshte loqe , po pse ta degjonte Francen dhe jo Franca Shqiperine haaa apo kane ( Q.I ) me larte se shqiptaret , para te huajve keta ulin breket me njeri - tjetrin sillen si qen rrugesh Une jam kunder Tramp dhe kitij bordi qe do shuhet si flluske sapuni ne momentin qe Trapi mbarone mandatin e présidentit. Te krahasoshe Ramen me Berrishen duhet te kesh problème me koken. Rama ka lidhje me familjen Tramp me Tony Blair me lobin Juifs me vende Arabe dhe te krijosh keto lidhje duhet te kesh nje fare talenti. Aderimi ne kete borde eshte loje politike e Rames me Europen , doni te largohemi nga ku forum n'a fusni ne komunitetin europien , bolle tallet trapin me ne , ne nje fare menyre e detyrone europen ti beje favore Shqiperise.....ose ne te kundert qendrone dhe mère investime nga lobi Juifs

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njeri me fat nga familja ustallarēsh

          Arlind Qori nuk e njeh si deputet Redi Muçin, protestat para parlamenti, ku dikur ishin para kryeministris me pensionist, dhe ditēn e numērimit tē kryetarit Qori, nē qrndrst e numērimit, i dha me kuptuar komisionit tē zgjefhjeve qē njē gabim nē listē ēshtē e mundur.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fejziu

            Po shikoj tenxheren e Fejziut,ka thirrur Saliun dhe disa haleanalist qe e pyesin me Terezi se mos merzitet krimineli . Estrad,pyetjes I pergjigjet me pyetje per halet qe zjejn ne tenxhere.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kreu

              Aman po ku je more muçi, na ndriço pak se vazhdojme te jemi ne erresire ne politike, aman more deputet!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiperia Etnike

                Integrimi gjithmonë ka qenë në 35 vjet një instrument drogimi, mashtrimi, denigrimi, segregemi, rracizmi. Dhe të mendosh që në BE gjenden edhe gjysëm ishuj të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Pasojat e Integrimit janë dramatike në Shqipëri, që vazhdon të ushqehet me lugën bosh dhe të shantazhohet në koliben prapa mureve të kështjellës së supremacisë rracore europiane. Arkitektura dhe sqetulla e ngrohtë që lindi dhe prazitoi BEja, ka marrë fund dhe shqiptarët as duhet të gënjehen më dhe as të qajnë diçka që nuk i kanë përkitur kurrë. Edhe BE ka marrë fund. Jo shumë larg, një luftë civile europiane nuk do jetë çudi, e njejtë me luftrat e përgjakshme ballkanike pas rënies së perandorisë Osmane. Na duhet kurajo për të menduar me kokën tonë, aleatë të fortë por edhe të rinj në kushte të një bote në ndryshim. Aleanca ushtarake ballkanike, rajonale dhe globale. Dhe objektiva të reja në një botë në ndryshim total. E vetmja mënyrë që të krijojmë një treg të fortë, një ushtri të fortë, një perimetër sigurie kombëtare, një industri të fortë, një pozicion gjeostrategjik të fortë , një aleat serioz për këdo, është Shqipëria e Madhe. Përveç interesat e BEsë që po jep shpirt dhe Rusisë, Shqipëria e Madhe është një aleat i fortë për SHBAnë, për Kinën, për Turqinë, për Izraelin, për Iranin, për vendet arabe, për Lindjen e Mesme dhe për interesat e tyre edhe pse shumë kundërshtarë të njeri tjetrit, por jo domosdoshmërisht të shqiptarëve. Në dallgë të mëdha ose mbytesh ose forcohesh. Janë ose mallkim ose mundësi. Varet nga besimi, mentaliteti dhe kurajoja për t'i bërë ballë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Ke shumë të drejtë në ato që thua,por një fjalë e urtë popullore thotë:”Më mirë mut se sa i vogël”

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje