Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

10 Shkurt 2025, 10:12Politika TEMA
Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Nga Namir Lapardhaja

I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit;

I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë;

I premtoi bashkimin, i shkaktoi përçarjen;

I premtoi parimet, i la në dorë perimet;

I premtoi primaret, presin përfitimin nga servilizmi;

I premtoi mosbindje civile, i çoi te pazari me pushtetin;

I premtoi opozitë ballore ndaj qeverisë, i shtriu të tërë barkas ndaj vetes;

I premtoi qeverinë teknike, degradoi në opozitë rakitike;

I premtoi që do bjerë ‘non grata’, u risolli në politikë ‘non gratat’ e pushtetit;

I premtoi dinjitetin, i depersonalizoi;

I premtoi garën, do t’i lërë Mulin të shpallë ‘rezultatin’;

I premtoi zgjerimin e aleancave, i degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta;

I premtoi rrëzimin e Ramës, bën thirrje për rrëzimin e Dumanit;

I premtoi masivitetin, i degradoi në minorancë qesharake;

I premtoi ngjalljen e besimit, ngjalli vetëm zhgënjim;

I premtoi shpresën, vijon t’i mbushë me gënjeshtra.

I premtoi gjithçka, nuk u dha asgjë.

Në fakt, mirë ua bën, përderisa vijojnë ta shijojnë talljen e tij.

2 Komente

  1. N
    Neti

    Fiks fare, Sala ka pjerdh por kur ka akoma nostalgjike te dhunes e paaftesise mire ti behet PD. Fatkeqesi per Shqiperine. Rama do iki kur te lodhet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK -Organizate kriminale

      Po flet La pordha koperativisti . Meta eshte partia e 3-te me e madhe ne Shqiperi . Apo jane parti ata kelyshet e Sorosit dhe ai miu Shehaj , sipas ty o lapordha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje