Presidenca hungareze e BE mban konferencën e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë

13 Dhjetor 2024, 20:13Politika TEMA

Presidenca hungareze e BE mban konferencën e tretë ndërqeveritare

Hungaria ka arritur një rekord të rëndësishëm në integrimin e Ballkanit në BE, e veçanërisht me Shqipërinë, duke u kthyer në presidencën më mike të Bashkimit Europian.

Siç ka bërë të ditur qeveria hungareze në rolin e presidencës së BE, më 17 dhjetor do të zhvillohet konferenca e tretë ndërqeveritare e BE me Shqipërinë ku do të miratohet kapitulli i gjashtë i anëtarësimit.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor. IGC e javës së ardhshme do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, duke i bërë jehonë angazhimit të BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit me vendet candidate”, thuhet në postimin  zyrtar të presidencës hungareze të BE në platformën X.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Priteni tani kur te niset Gjekmarkaj me Mul Noken te protestojne kunder hapjes kapitullit 6 me BE.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigarnt

      Respet üer Hungarezet..si dhe per vete z.Urban.. Rastesishte ne Restorantin ku Punoja ne Gjermani..njoha nje Zonje Grua mbi 70-te vjece e shoqeruar nga Djali i saj diku te 45-vjec... NGa je me thane:Jame Shqipetare u thashe....he me thote Zonja...te morem per Italjane??Jo jo i them jame Shqipetare i Paster...... Degjo me thote Zonja:Shqipetaret kane Vlera si KOmbe qe dikush ne Europe edhe kerkon te ti "Harroj"..por ne ne HUngari jo....pse i them??Sepse Skenderbeu i madhe me thote se bashku me HUniadin tone Luftuan Osmanllinjte kur te tjeret benin Sehire me thote.....dhe akoma me shume tha:Eshte HUngaria ajo qe i detyrohet Skendebeut..sepse ai nuk Sulmoj HUngarine ahere dhe u kthye dhe shkoj ne Shqiperi... te them te drejten u cudita,qe kjo Zonje Plake dinte per Skenderbeun..i kemi mesuar ne shkolle me tha qe Femije....dhe kame Ruajtur Respekte per Shqipetaret...Falemnderit i them...edhe ne i Respektojme HUngarezet..si dhe Mbreteresha jon ishte nje Prinzeshe Hungarie......................................................lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje