Presidenti Begaj-gjyqtarëve: Duhet drejtësi funksionale, e ndershme dhe të barabartë për të gjithë

26 Janar 2026, 10:56Politika TEMA
Presidenti Begaj-gjyqtarëve: Duhet drejtësi funksionale, e ndershme

“Drejtësia nuk është thjesht një pushtet, është garancia që i jep kuptim shtetit në jetën e qytetarit”. Me këtë mesazh e nisi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, fjalën drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor.
Kreu i Shtetit përforcoi qëndrimin e tij në mbështetje të institucioneve te reja të dala nga reforma në drejtësi, e cila nisi 10 vite më parë.

“Dhjetë vjet më pas, rezultatet janë të dukshme. Shumica e qytetarëve besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka filluar të marrë fund. Raportet ndërkombëtare, mediat dhe publiku, me të drejtë, i kushtojnë vëmendje aktivitetit dhe sukseseve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, por në sistemin tonë të drejtësisë kemi edhe struktura të tjera, gjyqtarë e prokurorë, të cilët, po me kaq përkushtim, profesionalizëm, dinjitet dhe përgjegjësi kanë arritur të japin drejtësi”, - deklaroi Presidenti Begaj, i cili duke nënvizuar kulturën e re juridike dhe demokratike të përftuar si rrjedhojë e kësaj reforme, theksoi nevojën e respektimit të vendimeve gjyqësore nga të gjithë.
“Drejtësia funksionon kur respektohet, jo vetëm kur deklarohet”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës bëri thirrje për një drejtësi të pavarur, funksionale dhe me integritet, që garanton barazinë para ligjit dhe e çon përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Vetëm duke dhënë drejtësi, duke fituar besim te qytetarët, duke garantuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe forcuar institucionet do të kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kjo është zgjidhja e vetme që kemi dhe sfida më e rëndësishme për institucionet që ndodhen sot në këtë sallë, si dhe të gjithë ata që flasin, veprojnë dhe vendosin në emër të Kushtetutës dhe ligjit”.
Presidenti Begaj deklaroi, gjithashtu, se ky vit gjyqësor duhet të sjellë një drejtësi funksionale e të qëndrueshme. “Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma, praktika unifikuese dhe garantim të sigurisë juridike. Strukturat e qeverisjes së sistemit: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Shkolla e Magjistraturës mbeten thelbësore në funksionalitetin e sistemit të drejtësisë për vetëmenaxhim, transparencë dhe llogaridhënie”, - deklaroi Kreu i Shtetit, i cili nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunim ndërinstitucional për adresimin e problematikave dhe suksesin e reformës në drejtësi.
Ndërsa u ndal të pavarësia e gjyqësorit, të cilin e vlerësoi si boshtin themelor të reformës në drejtësi, Presidenti i Republikës theksoi se gjyqtarët duhet të japin vendime pa presione apo ndërhyrje, duke garantuar një drejtësi efektive, të paanshme dhe në përputhje me standardet evropiane. Njëherazi, ai theksoi rëndësinë e llogaridhënies në ushtrimin e kësaj pavarësisë:
“Sot, gjyqësori është juaji. Sistemi i drejtësisë ka fituar autonomi të plotë. Kjo pavarësi është arritje madhore, por pavarësia shkon domosdoshmërisht krah për krah me përgjegjësinë. Edhe funksionimi, integriteti dhe besueshmëria e sistemit të drejtësisë janë, në radhë të parë, përgjegjësia juaj. Pavarësia e sistemit të drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm i rendit tonë kushtetues dhe funksionimit të shtetit të së drejtës”.
Krahas respektimit të pavarësisë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, përmendi sfidat më të cilat përballen institucionet e drejtësisë. Duke u shprehur se i mirëkupton ato, Kreu i Shtetit solli në vëmendje rëndësinë e besimit publik të drejtësia. Ai theksoi se eficienca e sistemit, rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shmangia e arbitr…

3 Komente

  1. M
    Me se fundi u zgjua edhe Presidenti...

    Pas popullit nepermjet sondazheve, edhe Presidenca po i thote drejtesise se re qe eshte ne prag te deshtimit total, po ashtu Ministria e Drejtesise, po ashtu PD. Usa e ka te qarte. Eshte koha qe edhe BE te kuptoje se nuk mund te mbeshtese me tej kete katraure te SPAK GJKKO. Sa me shpejt te zbohen dumanistet e banistet e Saliut nga keto dy prona te Saliut aq me mire per te gjithe! Spak e gjkko kane vdekur per popullin, ata duhet te mbajne pergjegjesi per rremujen qe kane shkaktuar. Dumanistet dhe banistet duhet te hetohen, tu konfikohen pasurite e pajostifikuara, dhe te denohen me burg si cdo tjeter qe ka kryer te njejtat krime. Sekti i korruptuar dumanisto-banist i Saliut duhet te shpartallohet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miri

      Shoku President. Mund te thuhet individ i ndershem apo i pandershem, mund te thuhet zgjedhje te ndershme e te pandershme por nuk mund te thuhet drejtesi e ndershme sepse nese eshte drejtesi vetvetiu eshte e ndershme, se po te jete e pandershme nuk quhet fare drejtesi. Sa per barazi para ligjit ketu eshte bere m.. mullar. Per nje kotec pulash futet plaka ne burg, ndersa per vjedhjen e 50 milion eurove nuk guxon kush as ta shkarkoje nga puna.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Duke krahasuar kete be..el me tjeret para tije arrijme ne perfundimin: Te gjithe te kerkoni te falur B Nishanit qe e keni percmuar pa te drejte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje