Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë vendimtare, u theksua gjatë një mbledhjeje prej disa orësh të kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi vlerësoi se institucionet po funksionojnë në kushte normale dhe se vendi ndodhet përpara një angazhimi të paprecedentë për mbylljen e grup-kapitujve deri në vitin 2027.
Sipas tij, roli i Parlamentit është kyç në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndërsa procesi kërkon një angazhim gjithëpërfshirës dhe durim politik në një moment që ai e cilësoi historik për integrimin europian të Shqipërisë.
“Gjithçka është në kushtet normale, institucionet funksionojnë në gjendje normale. Po afrohet puna, erdhi koha për Bashkimin Europian. Viti 2027 vjen shpejt, dhe duhen mbyllur grup-kapitujt për anëtarësimin në BE. Është një tërmet për pjesën e angazhimit, ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe është një aksion gjithëpërfshirës. Siç e tha dhe vetë kryeministri do të mblidhemi herë pas herë për afrimin e legjislacionit.
Pse parlamenti?! Sepse mban gjithë barrën legjislative. Parlamenti duhet që t’i hapë rrugë luftës së keqes. Parlamenti mban përgjegjësi morale. Realiteti është, që opozita është e destinuar dhe e angazhuar që do të prishë punën e Bashkimit Europian. Europianët, por dhe ne e dimë që opozita nuk është faktor, megjithatë mazhoranca e ka për detyrë që të bëjë sikur është faktor, me qëllim që të destabilizohet e keqja dhe kjo kërkon durim, kulturë dhe angazhim. Është detyruar mazhoranca të veshë bukur një opozitë që i ka dalë boja. Është një karakatinë e dëmshme, e ka që në gjenezë prishjen e negociatave me BE. Me opozitën e Shqipërisë, Bashkimi Europian i ka mbyllur hesapet”, tha Çupi.
Pa fut kufomen ne burg s'ka rehat ky popull kaq
Akoma Saliu i ka fajet? Ndaj e mbani aty si alibi te deshtimeve tuaja ne zhvillimin e Shqiperise e integrimin e saj?! Si u bete per turp, me keq se Saliu, ju marrte me vete dhe shpejt....
Bravo i qofte ketij gazetari qe si gjithenje po godet ne shenje duke identifikuar te keqen dhe pengesen me te madhe te Shqiperise per te hyre ne BE. Ne vend qe ti behen krahe qeverise dhe KM ne procesin e anetaresimit, kjo opozite dhe ky Berishe kerkojne te prishin imazhin e Shqiperise duke denoncuar raste korrupsioni apo parregullsi ne zgjedhje deri tek kerkesa per qeveri teknike. Sot eshte koha te jemi te bashkuar krah qeverise e KM dhe ti leme menjane merirat e parregullsite ne zgjedhje por edhe ndonje korrupsion te vogel qe tek tuk bejne qeveritaret e pandergjegjshem.Nje apo dy miliarde euro ne vit qe vjedhin qeveritaret mund te kompensohem e zevendesohen por anetaresimi ne BE nuik mund te zevendesohet.
O Frok Kaçupi mos haro se dikur ke qen reshteri Sali bajgēs ktē xho mos e haro.
Kjo opozitë që kemi sot erdhi në pushtet në vitin në 22 mars1992 me djegie dhunë vrasje në Shkodër.Është strategji e paguar nga udb- ja shumë krerë të opozitës me sb në krye. Gjithë puna është në dëm të shqipëtarve në Ballkan, që t'i hapi rrugë Serbisë dhe Greqisë që shqiptarët të jenë sa më të dobët, ekonomikisht, politikisht ushtarakisht dhe jo përfaqësuse e denjë në organizmat ndërkombëtarë.
Bravo Patriot mē bukur ska se thuhet