Pse kandidoi nën siglën e PDIU? Kandidatja për bashkinë e Tiranës: PD na përjashtoi

28 Prill 2023, 18:20Politika TEMA

Pse kandidoi nën siglën e PDIU? Kandidatja për bashkinë e

Kandidatja e PDIU-së për bashkinë e Tiranës Lajla Përnaska, në një intervistë për ABC News tha se duhet të fitojë pasi ajo ofron një model të ri qeverisës për kryeqytetin. E pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj se përse vendosi të kandidojë nën siglën e PDIU-së, ajo tha se e gjeti veten të përjashtuar nga PD-ja.

“PD na përjashtoi, u bë gjithmonë e më shumë një parti përjashtuese, dhe vetë u krijua sjellja e PD, sidomos pas 2013, me humbjet seriale u bë një parti gjithmonë e më e mbyllur, përjashtuese dhe ne në radhë na përjashtuan nga vetë prania jonë brenda këtij institucioni dhe unë në këtë garë që në fillim po ndiqja situatën dhe prita që të kishte një vullnet nga krahu opozitar për të dalë me një kandidat dhe gjeta mënyrën time me kandidimin si e pavarur, ka një mekanizëm të komplikuar dhe gjeta dakordësinë e lidershipit të PDIU dhe e mbështetën kërkesën time për të vazhduar këtë garë”, tha Përnaska.

Përnaska shtoi se gara mes partive politike është e pabarabartë. Sipas saj, të gjitha partitë politike duhet të kenë akses njësoj në fondet publike. Ndërkaq, e pyetur për programin e saj, ajo tha se fokusi i saj do të jetë tek Tirana rurale.

5 Komente

  1. E
    Eni

    O Lajla thuj qe ti shkon ku eshte interesi....ne kohen e Lirise dyert I kishte te hapura.....por mirmengjes o interes

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjerim si gjithmone..

      As Nder as Karakter ! si u bene keto pune keshtu ! Si ndarjet neper Gjykata qe po thyejne Rekord ndarjesh..Edhe puna e Partive Hyp xhixhi ne nje Parti dhe Hyp Xhixhi ne nje Parti tjeter . Dhe kjo zonja e nderuar thote ?? se duhet te fitojne se afron nje Model te Ri per Qeversije.. ( qe e dine mese mire qe nuk fiton ) po normal fitoi Partia nuk fitoi kjo mbjel te ardhuart se Politikane se sa per Qytetaret as nuk e ze gjumi.. Kaqe te trashe Njerezmi ne shqiperi ! po Normal jane te trashe ,se per ndryshe nk do te kihte te tille Kantidate !

        1. T
          Tiku

          Kjo kandidon per te marre vota te majta

          Përgjigjjuni
          1. g
            goni

            questa non la caga nessuno ....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje