Takim me përfaqësues të ODIHR, Bejko: Po na pengojnë, PD nuk ka marrë asnjë qindarkë ende nga fondet e KQZ-së

28 Prill 2023, 18:10Politika TEMA

Takim me përfaqësues të ODIHR, Bejko: Po na pengojnë, PD nuk

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas një takimi me përfaqësues të OSBE/ODIHR .

Bejko tha se i ka bërë me dije përfaqësuesve të ODIHR shkeljet ligjore që po bëhen në fushatë nga qeveria dhe kandidati i saj dhe jo vetëm.

Kandidati i PD shtoi se ata po pengohen për fushatën dhe se ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fondi i KQZ.

“Patëm në mjediset e PD, përfaqësues të ODIHR, i bëmë të ditur atyre problematikat e fushatës, që kanë të bëjmë me ndërhyrjet e qeverisë në shkeljet e ligjit për punësimet. Janë 3 mijë të punësuar në këto kohë.

Në aspektin tjetër informuan ODIHR për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe hapjen e investimeve në periudhën e zgjedhjeve. I informuan edhe për rolin e patronazhistëve.

Në fund ne informuan ata për raportin që ne si PD kemi me mediat, ku qartë mediat e mëdha të vendit vazhdojnë ta quajnë Berishën kryetar të PD, që është në shkelje të ligjit.

Po ashtu informuam përfaqësuesit e ODIHR edhe me shkeljet që kemi vënë re në terre, ku qytetarët janë të shantazhuar me vendin e punës si edhe me investimet e Veliajt që ka veshur rrugët me një tapet të hollë asfalti.

E fundit është, raporti që ndërton qeveria me pjesën tjetër të mediave duke ia marrë kohën opozitës dhe duke ia dhënë kandidatëve të “Foltores”.

E kuptojmë mirëkuptimin e Ramës, Metës dhe Berishës, sepse ata janë një dhe nuk duan që t’i futet një operator tjetër.

Sot partia Demokratike ende nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondet e KQZ-së.

PD është penguar për fushatën sepse në mjediset publike ne nuk jemi shfaqur me banare. Të gjitha ambientet i ka marrë PS dhe Koalicioni “Bashkë Fitojmë” tha Bejko.

2 Komente

  1. S
    SPAK-SPURDHJAK-ALABAK

    TRE-MoskeDHJERET ?EDVIN SALI MUTI NE GJYQIN E INKUJZICIONIT SI VARRMIHES TE ISH SHTETIT SHQIPTAR! Pyetja: Sa muliarda u arxhuan e ku perfunduan per prishjen e qoskave nga 'puntori' EDvin permes Koço KokDHIMIT kur kryeminister ish simboli i korrupsionit dhe krimit LIKE FLORIRI!?

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK-SPURDHJAK-ALABAK

      TRE-MoskeDHJERET ?EDVIN SALI MUTI NE GJYQIN E INKUJZICIONIT SI VARRMIHES TE ISH SHTETIT SHQIPTAR! Pyetja: Sa muliarda u arxhuan e ku perfunduan per prishjen e qoskave nga 'puntori' EDvin permes Koço KokDHIMIT kur kryeminister ish simboli i korrupsionit dhe krimit LIKE FLORIRI!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje