Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

28 Prill 2026, 11:10Politika TEMA
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar publikisht gjendjen e Ilir Meta, duke u shprehur se është ndjerë i tronditur nga një foto e fundit e tij.

I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Gjoni tha se Meta duket i stresuar dhe i goditur nga situata që po kalon.

Sipas tij, nuk është e nevojshme që Meta – apo çdo përfaqësues tjetër që nuk paraqet rrezik për hetimet, të mbahet në kushte të tilla si kafazi, sidomos kur hetimet kanë përfunduar. Ai shtoi se kjo gjendje reflektohet edhe në pamjen e tij fizike, duke shprehur keqardhje për situatën.

“Unë jam shokuar kur kam parë foton e Metës dhe personalisht ndjejë keqardhje që e shoh në këtë fazë dhe në këtë gjendje. Duket që është i stresuar dhe që ka ngrënë një kolpo të fortë e cila po transmetohet edhe përmes fytyrës. Nuk e kuptoj aspak domosdoshmërinë e një kafazi jo vetëm për Metës por për çdo përfaqësues i cili nuk paraqet një rrezikshmëri të madhe për procesin gjyqësor, hetimet kanë mbaruar”, u shpreh Gjoni.

Ai thekson se Ilir Meta nuk është thjesht një person i zakonshëm, por një figurë që ka mbajtur poste kyçe si president, kryeministër dhe kryetar Kuvendi, pra një nga aktorët më të rëndësishëm të tranzicionit politik në Shqipëri gjatë dekadave të fundit.

Sipas Gjonit, mënyra se si po trajtohet Meta nuk është vetëm çështje personale apo ligjore, por mund të krijojë një precedent për të ardhmen.

“Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar kuvendi, një nga figurat më ë le të themi domethënëse politike të 2030 viteve të fundit në politikën shqiptare, por Nga ana tjetër është edhe një proces i cili jo vetëm reflekton denigrim politik të një figure politike, por edhe përgatit një precedent për figurat e ardhshme. Pra, çfarë do ndodhte nesër nëse Edi Rama arrestohet? Do të trajtohet me të njëjtin etalon matës, do të trajtohet me ë të njëjtën mënyrë? Se kjo është pyetja sot”, tha ai.

21 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Ata meritojne te varen prej koqesh ne mes te sheshit Skenderbej.....qe ti shohin edhe politikanet e rinj dhe te mendojne 100 here para se te prekin ndonje qindarke nga leket e popullit !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jim

      O Ralf “akademiku”, te tregoje kur i ka parate e vjedhura, pastaj te shohim do na kij keq apo jo. Na ben edhe shqiponjen e “patriotit” pale.

      Përgjigjjuni
      1. e
        epo

        Sa te shqetesuar qenkan te gjithe per kriminelin qe me 21 Janar tha: " Vrit nja 4-5 kokepalare dhe te tjeret ja fusin vrapit". Hajduti qe pasi u kap me ze e figure duke vjedhur vrau njerez te pafajshem per te treguar se sa i forte ishte.

        Përgjigjjuni
      2. .
        ..

        Kush eshte ky dhe cfare pozicioni ka ne shoqeri qe i jepet hapesire?

        Përgjigjjuni
        1. t
          tironsi

          Po Saliun pse e lane te lire

          Përgjigjjuni
          1. k
            koment

            Imagjino Ramen pas hekurave.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Roberto

            Ik or.legen. Te vika keq ty per nje llum si Agush Meta?? Ku ka me.pleh se ai. Nuk ka lene gje pa bere dhe pak e ka bile ky eshte nje justifikim per te qe neser te dale i paperlyer apo ti quhet si kryerje e denimit. Ai dhe te gjithe zagaret e tjere kane aq shume miliona $ sa qe mund te blene kedo ne bote. Keta njerez duhen denuar me vdekje sepse i kane shkatuar popullit dhe shtetit deme te pallogaritshme si ky llum ashtu dhe plehu Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stardust

              Ralf. Meta do beje nje vit burg dhe pastaj do gezoje miliardat qe ka bere me ndershmeri.Keqardhja eshte per poullin qe ne fillim u grabit dhe me pas u mashtrua me endren e drejtesise se re.

              Përgjigjjuni
              1. l
                lisi

                Epo me çense po ju vika keq, o zoteri,aktivizoni fondin e solidaritetit te krijuar nga mona ne 2013,kur moren gjysmen e Drejtorive,per çdo Qark e Rreth, ja psh,ish drejtorat ne çdo vend i keni gati,paqka se jane drejtora edhe me keto te sotmit,por nderet e LSI nuk i harrojne kurre,me shkolle pa shkolle drejtuan(shkaterruan gjithçka)vetem qe fondi i solidaritetit te mones te funsiononte,nje fishkellim ju duhet dhe i keni gati.....

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Velo

                  Për pisllëqet që mund të ket bërë le ta dënojë gjykata. Deri tani që është katandisur në këtë gjëndje e ka dënuar prokurori. Kjo nuk është e drejtë.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dr. Xhelo dv.

                    Kjo dmth qe spaku torollaku punon, e mor dumduman ca i ke ner ketij as perendia sja bente keto. So per kafazin eshte per sigurine e tij si kok e madhe qe eshte!!?

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      titi tirone

                      nuk hyjme kurre ne bashkimin europian ne jemi mesjetare

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ralfi

                        Po mo Ralfi po eshte hajdut dhe vrases se nuk i mjaftonin pozicionet qecka patur. Si tja bejme tani tja falim se ste duket ty mire?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kaqaniku

                          Ilir Meta (Likja) ka bërë operacione për të humbur në peshë dhe ka shpenzuar .e mijëra dollarë për operacione të ndryshme... Ja tani ka fatin dhe pa shpwnzuae asnjë Lekë të mbaj vijën e trupit. Jepi Like!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Like koktigani

                            Cti japi ? Eshte bere si rjapacuk ….eshte bere si dordolec fushash , ku eshte Likja qe i ngjitej hekurave dhe paraleleve ???????????????????? me nje te goditur te thyente ne mes ….

                            Përgjigjjuni
                          2. l
                            llazi usa

                            Dhe ti bytheqir ashtu do trajtuar, burr kurve, po ti qish robet atyre qe hetojne!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Danieli

                              Ralfi korieri i damianit te likja Ik o ralf koqja

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                M16

                                Ralf korieri likes me damianon

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptaro - Amerikani

                                  Ky i virgjeri me siguri qe eshte perfitues i atij ne kafaz qe ben te ndershmin , atje e ashtu te gjithe politikane , prokurore , gjyqtare e avokate e varur ne zinxhir vetem kur te flasin tu hiqet zinxhiri prej qafe . Te gjithe keta qe flasin me keqardhje per Liken e harruan si bente kur ishte i lire e se si i blinte votat Mutnika e shume te tjere qe Likja kishte ne staf . Asnje keqardhje e populli mezi po pret qe edhe Saliu te shkoje te japi llogari per tere vjedhjet e vrasjet . Si mund flitet me kete gjuhe psh Fatmut Mediu qe ka vrare 26 1 = 27 Trebicka jo qe nuk turperohet e nuk iken nga politika po sapo del nga salla e gjyqit tallet me viktimat , familjaret e tere popullin . Te gjithe ata qe ju vjen keq per Liken per Saliun , Mediun , Flamut Noken e kedo tjeter kane qene perfitues , kane zhvatur nga pasuria e te gjithe popullit . Atje bile jo vetem ne kafaz po ne litar te shkojne per Saliun e Like asnje meshire sepse jane te paret qe krijuan idene se pushtetari mund te vjedhi sa te doje e te mos preket . Pas ketyre po sa me pare per keta SKAPISTAT qe po vjedhin shqiptaret prej gati 10 vitesh e akoma mbrojne apo hezitojne te arrestojne kryekriminelin keqberesin me te madh te kombit Sali Serbin shpresojme shume qe AMERIKA te nxitoje e ti fuse ne kafaz te japin llogari .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    O

                                    Aty meriton të rrijë hajduti i pangopur...në kafaz, na bën edhe shqiponjën me ato duar të pista pale. Ky dhe pushtetarët e tjerë të këtij lloji, bënë që shqiptarët të zvarriten në rrugën e pambarimte të tranzicionit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Ja kaq

                                      Ne te gjitha fotot e servirura nga shtypi duke ber shqiponjen.rastesi?????

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje