
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.
Sipas dokumentit, Wendt, gjeneral-lejtnant në pension, vlerësohet si një kandidat me përvojë të gjerë në drejtimin e strukturave komplekse ushtarake dhe ndërinstitucionale, si dhe me njohje të drejtpërdrejtë të rajonit evropian dhe Shqipërisë.
Ai aktualisht shërben si profesor në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, ku jep mësim për komandë dhe lidership, ndërsa gjatë karrierës së tij ushtarake mbi 34-vjeçare ka mbajtur një sërë rolesh të larta drejtuese.
Një nga elementët kryesorë që theksohet në raport është roli i tij në NATO, ku si komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale ka drejtuar të gjitha forcat speciale të Aleancës, përfshirë edhe njësitë shqiptare, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me drejtues dhe trupa në Shqipëri.
Gjithashtu, Wendt ka shërbyer në Afganistan si zëvendës komandant rajonal, duke mbikëqyrur operacione që përfshinin edhe trupa shqiptare, si dhe ka pasur një rol të rëndësishëm pranë DASH-it, ku për dy vite ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane në Jerusalem dhe ka drejtuar një koalicion prej tetë vendesh si koordinator i sigurisë mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.
Raporti nënvizon se aftësia e tij për të menaxhuar struktura shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe eksperienca në operacione ndërkombëtare dhe diplomaci sigurie, e bëjnë atë të përshtatshëm për postin në Tiranë.
Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, ndërsa zotëron gjuhët arabe dhe koreane.
Ai është gjithashtu përfitues i një sërë dekoratash të larta, përfshirë Medaljen për Shërbim të Dalluar në Mbrojtje dhe çmime të tjera të rëndësishme nga institucionet amerikane.
Sipas DASH-it, kombinimi i përvojës ushtarake, ekspertizës rajonale dhe aftësive drejtuese e pozicionon Wendt si një kandidat të fortë për të përfaqësuar interesat amerikane në Shqipëri.
Duhet ta pershendesim DASH qe cakton në Shqiperi një personalitet kaq te larte. Shqiptarët kanë kohë qe e presin një gje te tillë. Uroj të vije sa më shpejt dhe le te pshurren ata politikanë antiamerikanë prorusoserbë që po kërkojnë destabilizimin e Shqiperise e te gjith Rajonit.
Sic duket, tani e tutje, Ambasada e SHBA ne Shqiperi do te marre status in e shtabit te pergjitheshme te ushtrise se protektoratit Shqiperi, ndersa general ambasadori fuqiplote do tejete komanda t I Shqiperise
Ex Marins Good news!!! Me ne fund nje njeri autoritarisme per keta krimbat e tallkaristanit. Congrats!
Populli shqiptar si nje nder popujt me pro Amerikane eshte teper i interesuat te dije qe zoteria meqe vjen nga radhet e ushtrise , A eshte i vendosir po aq sa ish ambasadorja Kim per te luftuar NONGRADAT qe ja ka nxire jeten ketij populli .
Populli shqiptar si nje nder popujt me pro Amerikane eshte teper i interesuat te dije qe zoteria meqe vjen nga radhet e ushtrise , A eshte i vendosir po aq sa ish ambasadorja Kim per te luftuar NONGRADAT qe ja ka nxire jeten ketij populli .
Non grata sali cdo thote Shaje sali te erdhi bari nga gjenerali leignanti Wend
Lere e morrem vesh,,Qafekuqi qe ka hapur kaq luftera,kujton se Shqiperia eshte si Afghanistan ishte palestina nga feja..Amerikanet Jane njerezit me idiote ne bote ne klasen e historise dhe gjeografise..Shqiperia nuk eshte ne lufte dhe nuk ka nevoje per Guvenatore qafekuq te Amerikes se gjoja ja u Tregon ky tani…Boll me Republike ambasadoresh..nga keta amerikanet keto 37 vite jemi ngopur.asnje Bisnez Amerikan nuk operonne Shqiperi Asnje investim te punesohet dikush..Keta hapin fabrika ne Serbi ,kane dhene disa karakatina nga 8 mije kubike per ushtrine qe Duan 3 litra/km dhe kaq…Keta na kontrollojne edhe dhembet Kur shkojme atje dhe ne i lejojme e degjojme Pordhet e Tyre perdite se keta ju pelqen te hapen bythesh e te flasin me tone te larte..Ky do jete si te tjeret nje Vrime ne uje..Shqiperia behet nga Shqiptaret,Po pritem per te huajt do na japin leksione keta qe vrasin njerezit e Tyre ne rruge e Jane me nje President racist e me dhiarene goje…Me mire me te varfer se vassal i ketyre …
Bravo comentues miku.Po shtoj se ERË LUFTE po duket ne horizont.