Rama drejt rikonfirmimit të Ervin Demos në Berat: Për hir të së vërtetës, ka bërë punë shumë të mira

16 Nëntor 2022, 19:29Politika TEMA

Rama drejt rikonfirmimit të Ervin Demos në Berat: Për hir të

Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ka qenë Berati. Pas një takimi që zhvilloi me fermerët e kësaj zone ku foli për efektet në ekonomi që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, ndërsa tha se “atmosfera e një lufte kërkon mirëkuptim kombëtar”, ai më pas ka ka mbajtur një takim edhe me të rinjtë e Beratit.

Gjatë këtij takimi, Rama ku nuk i ka kursyer vlerësimet për kryebashkiakun Ervin Demo. Teksa po fliste për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Rama tha se Demo po i jep drejtim punës.

Ai shprehu bindje për mbarëvajtjen e këtij projekti, ndërsa deklaroi se kryebashkiaku i Beratit ka bërë shumë punë të mira dhe do ta përfundojë me sukses edhe shkollën e mesme.

“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë.

Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. 

Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi kreu i qeverisë.

3 Komente

  1. O
    O Berat që s'pate fat

    Në Berat edhe një copë muti të vësh nga PS rrezik fiton. Beratasit janë komunista të mbaruar dhe shesin edhe votën madje. Erion Braçe është bërë dikur për vite me radhë deputet në Berat dhe nuk bëri asgjë për Beratin përveçse blinte vota shtëpi më shtëpi, me macetë më dorë. Fitonte PS edhe Bashkinë pavarësisht se rrugët brenda Beratit ishin tërë kohës copë copë dhe beratasit papunë rrugëve ose në emigrim.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ishulli i Beratit qe ndertoi Ed Rama hahahaha

      KOT JA FUT ED RAMA. KY DEMO ESHTE KOT. SI TE JETE SI TE MOS JETE NJESOJ ESHTE. NUK KA BER ASNJE GJe ME VLERE VECSE KA ZBATUAR ÇA I THOT EDVINI MASHTRUESI QE PREMTOI TA BENTE BERATIN ME ISHILL MAGJIK DHE KANE KALUAR DHJETRA VITE E NJE MUT KA BER. PAPUNESIA NE QIELL, STREHIMI PROBLEM, EKONOMIA PRIBRETI HALE, FSHATARET KANE PERMBYT BASHKINE E ADMINISTRATEN GJITHANDEJ. QYTETARIA JA KA MBATH DREJT TIRANES. VETEM EDI RAMA E SHEH QEVERISJEN SHEMBULLORE TE ERVIN DEMOS, NGA QE SKA ME ÇTE MBURET MERET ME GJIMNAZIM BAB DUD KARBUNARA QE E KA PATUR DHE E KA DETYRIM TA RESTAUROJ SI GJITHE SHKOLLAT E TJERA. BARKUN NE RRADHE TE PARE KRYEMINISTER SE PO VDESIN PER BUKE BERATASIT E GJORE. PASTAJ ISHULLI YT QE TREGOHET SI BARCOLET.... NUK E KE TE LEHTE NE KETO ZGJEDHJE EDVIN!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Ju pelqen salihu? E gezofshi salen. Sala eshte vetem me prish, me vjedh e me vra.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje