Rama mbledh sot Kryesinë e PS, në fokus organizimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

21 Tetor 2024, 11:44Politika TEMA
Rama mbledh sot Kryesinë e PS, në fokus organizimi për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste në orën 18:00 në selinë rozë.

Raportohet se mbledhja do të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet një orë pasi shefi i qeverisë të ketë mbyllur një takim me kandidatët që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Socialistët e kanë hapur platformën ‘Deputeti që Duam’ prej fundit të muajit korrik dhe kanë ftuar të aplikojnë profesionistët e çdo fushe që janë të bindur se mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.

Lini një Përgjigje