Rama: Rritja e pensioneve, detyrim dhe sfidë në rrugën drejt Shqipërisë 2030

21 Tetor 2024, 11:38Politika TEMA
Rama: Rritja e pensioneve, detyrim dhe sfidë në rrugën drejt

Rritja e pensioneve konsiderohet si detyrim, sfidë dhe front i përbashkët shoqëror, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministrin e Financave Petrit Malaj zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë për skemën e pensioneve.

“Sot ne do të hapim një debat, diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet, për të adresuar një detyrim dhe natyrisht edhe një kërkesë legjitime të vazhdueshme që në këtë fazë kur ekonomia jonë ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse, si rezultat i të gjitha reformave dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, pensionistët të mos mbeten të papërfshirë në këtë rreth të zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia, ku ndërkohë të tjerët kanë sot paga shumë të larta se sa kishin kur ne filluam këtë përpjekje”, tha Rama.

5 Komente

  1. k
    kaloshi

    Je vone or Tej,cdo dite pensionistet vdesin me shume se pjelloria natyrale. Nuk ka kohe per tu gezuar sa do pak. Do humbasesh zgjedhjet,PD ka premtuar 300 euro min Ato dokrrat se do te rishihen vendet e e punes jane nje Hic Manover per te fituar kohe dhe Ska asnje shanc. Ku jane parate . neper letra.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigone....

      Citjoneziu (pensionisteve): yavash yavash....der ne 2030 do tua rrisim jo vetem pencionin por edhe bibilushin.... hahahaha!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli i vocërr

        E di pse nuk i rrit rrogat 'sulltani',sepse ai ka 'frikë' nga ndërprerja e remitancave,se e di shum mirë që të paktën 50-60% e pensionistëve marrin 'pension' nga femijet e tyre në emigracion dhe sa për pjesën tjetër as nuk i 'rruhet',paçka se është në pushtet me votat e pensionisteve dhe administratës. Nëse do të bënte minimumin per qytetarët e vet,do kërkonte që pundhënësit të kishin kontrata pune dinjitoze,me siguracione ne perputhje me pagat reale,gjë që për 12 vjet nuk e ka bërë dhe të ndertoheshin sindikata të pavarura,që do mbronin të drejtat e puninjësve.Kjo do të garantonte skemēn e pensioneve. Në kushtet që është i duhet te subvensionoje nga buxheti për rritjen e pensioneve,që të rriste fuqinë blerese,e cila sot është e dobët dhe ajo qe ekziston vjen nga remitancat ,se shtresa e mesme nuk ekziston.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durrsaku

          Une kam dale ne pension ne 2021 me 40 vjete pune dhe marr pension te mire krahasuar me ato qe kane dale para 2015

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Te gjithe me blloqe shenimesh para sic ka vepruar qofte largu dikur,ose Kimi i Korese sot. Ptu hajna te neveritshem.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje