Rama njofton rritje page për zjarrfikësit: Kemi borxh ndaj tyre!

4 Tetor 2025, 10:40Politika TEMA
Rama njofton rritje page për zjarrfikësit: Kemi borxh ndaj tyre!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rrogash për forcat zjarrfikëse duke u shprehur se “do të përfshihen në formulën e pagave të FA”.

Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme.

“S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet”, tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.

Edi Rama: Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet.

Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.

2 Komente

  1. J
    Jeniceri

    Bravo ! Rritua se tere beharin mbetem nga nje zjarr ne tjetrin .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqss

      Besoj qe eshte nderhyrjr e Donal Tramp qe ka ne tovoline foton tende

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje