Rama sfidon BE-në, shpall “konsultime” për projektligjin e amnistisë

11 Korrik 2022, 16:31Politika TEMA

Rama sfidon BE-në, shpall “konsultime” për projektligjin e

Qeveria shqiptare i ka dërguar “ftesë për konsultime” një grupi përfaqësuesish biznesi duke njoftuar mbajtjen e një konference me praninë e vetë kryeministrit Edi Rama në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 15 korrik, bëhet e ditur nga një burim nga grupi i organizatave të ftuara për “konsultim”.

“Nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ka kënaqësinë e pjesëmarrjes tuaj në një takim konsultativ publik në kuadër të miratimit të projektligjit “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale për subjektet e Deklarimit Vullnetar të Pasurisë”,” shkruhet në ftesë.

“Nisur nga rëndësia që ky projektligj paraqet për zhvillimin ekonomik të vendit, do të vlerësonim shumë praninë tuaj dhe do të dëshironim të përdornim këtë mundësi për të ndarë pikëpamjet dhe opinionet tona të përbashkëta me të gjithë palët e interesuara, në kuadër të miratimit të këtij projektligji duke synuar në zbatimin më të mirë të tij,” shkruhet më tej në ftesë.

Qeveria shqiptare planifikon të ftojë shtetas shqiptarë apo të huaj të deklarojnë para që supozohet se janë fituar përmes evazionit fiskal, kontrabandës apo mashtrimit fiskal, me kushtin që të paguajnë një taksë minimale që fillon nga 5 deri në 10% të shumës së deklaruar. Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe do të përfitojnë automatikisht amnisti nga përndjekja penale për krimet që janë kryer në krijimin e kësaj pasurie.

Por përveç parave të fituara përmes mashtrimeve fiskale, të tilla si mashtrimet me TVSH-në në rastet e bëra publike së fundmi, kritikët dyshojnë se edhe paratë e krimit të organizuar, të përfituara nga trafiku i drogës apo trafiku i qenieve njerëzore, do të mund të deklarohen si fitime biznesi në kushtet e evazionit fiskal dhe për rrjedhojë, të legalizohen në vend që të konfiskohen.

Komisioni Europian shprehu shqetësime serioze për nismën javën e kaluar.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë shprehur qëndrimin para zyrtarëve të qeverisë shqiptare gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore,” thuhet në njoftimin për shtyp.

“Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin,” shtohet aty.(BIRN)

32 Komente

  1. x
    xx

    EDI :Te dua te miren ,mos e kruaj shume me ata te BE-se,po qe se te thone mos e bej.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shteti hale, ky "Skenderbe" !

      nji shtet i shkerdhyer nga informaliteti e shkerdhatat , shndruar ne Afganistan ,ku sheshet dhiten nga trapet e ngrit perpjet dhe Taleibanet qe cirren rrugeve e medieve me Ardh ne Pushtet , institucione Bordello te degjenruara e korruptuara deri ne kock ,qe dijn vetem me mbush xhepat ,(sepse asnji nuk do me dit nese punojne per ate qe paguhen ,nji shoqeri ne cdo hallk te tij ,ku qent pallojne institucionet qe jane te gjithe FAKE me rjep qytetaret e varferu qe te largohen nga Shqiperis , nji Qeverri absurde ,qe s'di cdo me then Shtet ,tipike Rrumpall , nji shoqeri e shpartalluar nga cdo vler e kulture njerezore , (rrugeve e portaleve takon vetem kafshe te egra me dhembet gati me te kafshu ) - pra nji _ Shtet De-Fakto i n e k z i s t e n t qe jovetem s'ka asgje nen kontroll ne ate vend ,por as qe nuk mendon te veproje si nji Shtet i vertete ,,,nderkohe ( pa e zgjat sepse eshte e kote fare e s'ja vlen ) Kalorsi me kostum Komiku kallabojsi - sfidon ke that e ke ? BE-en !!!!!! Hahahahahahahahahahhaahhhhaaaaa oh c'na ka gjet ,o vaj me det !!!!!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        e keni gabim..ai a lider global... piktor basketbollist byrazer nga Surreli, lol

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bora

        Amnistia fiskale eshte dicka qe e bejne te gjithe shtetet europiane keshtu qe nuk ka asgje te keqe qe ta bejme dhe ne

        Përgjigjjuni
        1. B
          Boni

          Persa kohe behet ne menyren e duhur nuk ka asgje te keqe me amnistine fiskake thjeshte do gjeneroje para ne ekonomine shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. s
            sokol

            si githmone teper sfidues ndaj cdo situate dhe i vendosur per te realizuar gjera te mira per vendin tone

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igi

              Bravo Rama per kto gjera gjithmone punoni vetem per te miren e vendit tone

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elsa

                Gjithmone Rama eshte munduar te punoje fort per zhvillimin dhe te miren e shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sea

                  Gjithmone keni punuar per te miren e vendit tone

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Igli

                    Bravi zoti rama qe kujdeseni gjithmon per te miren e vendit tone

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alba

                      Jeni nje njeri per tu marr shembull qe po kujdesenj kaq shum per vendin tone

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vali

                        jemi te sigurt qe do jete nje veprim teper vleresues per RAMEN! nje sfide e cila tregon se kryeministri yne ecen me vepra!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sara

                          I vetmi kryeminister qe mendon gjithmone per zhvillimin e vendit tone.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shqip

                            Ky po që është lajm . Jo e lagu, jo se lagu. Me një ligj që e bën Maliqi , hajduti bëhet shenjtor. Nesër kantidon edhe për president po të jetë se i jepet mundësia. E po te gjitha i bëtë o plera. Njëri i la të lirë të rrëmbenin prona e troje. Tjetri i jepte Shqipëria 1 €. Ky i legalizoi objektet pa leje. Ça ka ngelë ndonjë gjë pa bërë ? A po, do legalizojë edhe kanabisin. Tani që ta bësh deri në fund, futi edhe një amnisti për të burgosurit , dhe e ke hallall mandatin e katërt. Po ça kemi bërë ne si komb që jemi kaq pa fat ? "Kur e kanë në plan të na pushtojnë, se vetëm ky variant e shpëton këtë vend " ! Duket si shaka, po e kane thënë edhe mendimtarët e mëdhenj . "Shqipërinë do e djegin politikanët shqiptarë". Gëzuar Baromin o shtet kam kum ! Kush ka bërë kontrabandë 100 milion, me ligjin e Maliqit, mjafton të deklarosh deri në 2 milion, të tjerat i ke pare xhepi. Mbaji për kusur. Dhe thonë që s'ka parajsë . Gëzoni o popull. Dje me Suden, sot me Ramen.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ana

                              Gjithmone beni nje pune te mire per vendin tone duke u munduar qe te beni qe te ecim perpara

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tea

                                Si gjithmone Rama eshte i pari qe shpreh fjalen e tij dhe tregohet gjithmone i gatshem per te bere dicka ndryshe ne te mire te te gjitheve.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Joni

                                  Beni te pamunduren qe vendin ta fusni ne be sa me shpejt

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anila

                                    Ky pra eshte kryeminister. Gjithmone edhte treguar i gatshem per te dhene dicka me shume nga vetja. E admiroj shume si njeri Ramen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Turi

                                      Shpresojme te ket rritje ekonomike nga kjo reforme ekonomike

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Andi

                                        Be duhet te pershpejtoje antarsimin tone

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          alek

                                          Shume mir e ka bere ka shpallure konsultimet per projekligjin e amnistis.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            donik

                                            Po beni nje gje shume te mir sepse duhet konsultuar patjeter

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Albi

                                              Bravo i lumte rames qe po ben dicka te tille

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                eri

                                                Pse mos ta diskutojm kete kete projekligje eshte nje gje shume e drejte

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sara

                                                  Gjithmone keni treguar qe punoni shume per kete vend. Jeni per tu vleresuar zoti rama

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tea

                                                    Mundoheni qe te realizoni projekte te cilat do te ndihmojne ne zhvillimin e vendit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Fisnik

                                                      Na falni, por gati 10 komente këtu po më duken të porositura, të shkruara nga kujdestarët e imazhit të Edi Ramës! Stili i njëjtë si tek kojshitë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fisnik

                                                        Na falni, edhe 1 herë! Jo 10 po mbi 20 komente të shkruara nga e njëjta dorë! Hajde stili i Vuçiqit, hajde!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. d
                                                          doktori

                                                          Bejeni sa me sjhpejt!! Mos lejoni te futin hundet komentusit idiota pa brek ne B**** Bejeni,mblidheni lekun ne Shqiperi sepse po fle ne bangat e botes. Lekun qe e kane bere shqiptaret ta perdorin dhe ta gezojne shqiptaret! Keshtu jane pasuruar shtetet e vegjel!Ska rruge tjeter! Bejeni sa me pare!!!!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            alphade

                                                            Kjo amnisti qe propozon RAMA , KM tregon qarte se pergjate 32 vjeteve shqiptaret kane patur qeveri hajdute, plackitese dhe jo vetem ! Dhe ne krye te kesaj bande hajdutesh qendron bi- nomi : Sali Berisha dhe Ilir Meta ! Por me kete amnisti qe propozon KM, Edi Rama tregon qartesisht se nuk mbe- tet prapa dy te pareve ! Ashtu si Pitati u be PAPE ndersa tek ne Hajdutet behen Presidente dhe kryeminister ……!!! Ka gjera te pabesueshme qe ndodhin ne Shqiperi: Hajduti bertet kapeni hajdutin !!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              alphade

                                                              Shenim: komentuesit e lartpermendur tregon se pothuajse te gjithe kane futur duart ne “xhepat” e shqiptareve dhe tash perpiqen t’i legalizpjne hajduterine e tyre ! Te gjithe i thurin hosana KM , Edi Rama ….! TURPI BOTES …..!!! Ky “muteber” i kerkon konsultime Europes per te ligjeruar hajdu- turine e qe veritàreve DJE dhe SOT ……!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Artan

                                                                Edi Rama, kokefortsia per kete ceshtje nuk do te dali per mire. Nuk te lejohet te besh amnisti alla via konsultim. BE nuk te lejon ta besh mos e bej. Mos bej gjera me qellim qe qeveria socialiste te bjere dhe Salih krimineli ta marre pushtetin persei se keshtu shpetoni te gjithe you. Kete beri Tosi ne 2005 kete po mundohesh te besh dhe ti. Dihet qe te pret burgu per shkak te korrupsionit por burgu per burrat eshte. Take one for the team.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje