Rama takim ‘kokë më kokë’ me Varhelyi: Në fokus mbështetja financiare për Ballkanin Perëndimor

27 Qershor 2023, 15:40Politika TEMA

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Varhelyi: Në fokus

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Brukseli ku ka takuar Komisionierin e BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi.

Rama shkruan se në takim u diskutua gjerë e gjatë për planin e ri të BE për mbështetjen financiare dhe rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bruksel - Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkroi Rama.

Lini një Përgjigje