Rama zbulon detaje nga mbledhja e Asamblesë së PS: Kemi pasur qasje vetëkritike! Zgjedhjet e ardhshme, fitore shembullore

11 Shkurt 2024, 16:32Politika TEMA
Rama zbulon detaje nga mbledhja e Asamblesë së PS: Kemi pasur qasje

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, me shumë anëtarë. Ka qenë pune, ka ballafaqime me fakte dhe me opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë nga zgjedhës që e kanë votuar ose PS.

Të gjitha janë diskutuar por nëse mund të flasim për kritika, do të thosha se ka pasur një qasje vetë kritike nga të gjithë së bashku, duke filluar nga unë. Jam bashkë me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi të kënaqur nga kjo mbledhje sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh.

Kemi miratuar edhe planin e veprimit për periudhën 15 shkurt-15 mars, kur fillojmë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës, për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji.

Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet…dhe nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”, tha Rama.

Lini një Përgjigje