
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Reformën Torritoriale, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ky i fundit është shprehur se deri në fund të muajit korrik do të dilet me propozime konkrete sesi duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.
Alibeaj tha në mbledhje se këtë muaj do të evidentohen të gjitha problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, për të dalë më pas në propozime.
“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri ne fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyren sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë“, është shprehur Enkelejd Alibeaj.
Mbledhja po zhvillohet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformës territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.
Lini një Përgjigje